Dy të përditshmet më të mëdha në Kosovë “Zëri” dhe “Koha Ditore” kanë publikuar shifra kontradiktore në lidhje me territorin që mund të humbasë Kosova gjatë përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi.
Partia opozitare AAK prej ditësh ka ngritur shqetësimin dhe ka këmbëngulur se Kosova do të humbasë rreth 12 mijë hektarë tokë, por qeveria i quajti këto spekulime duke thënë se shteti nuk do të humbasë asnjë centimetër me këtë marrëveshje.
Por, dy gazetat më të mëdha në vend në numrin e tyre të ditës së sotme kanë dalë me shifra të ndryshme, por të sigurta se me këtë marrëveshje del e humbur Kosova.
“Zëri” shkruan se në bazë të marrëveshjes së fundit kufitare mes Prishtinës dhe Podgoricës rreth 34 familje kosovare me 2223 hektarë tokë që sot e tutuje i takojnë Malit të Zi.
Sipas “Zërit”, kjo është konfirmuar edhe nga një dokument zyrtar i botuar nga shteti malazes.
E përditshmja tjetër “Koha Ditore”, duke iu referuar të njëjtit dokument, shkruan se Kosova do të humbasë 8 mijë hektarë.

Redaksia Online
(E.G. Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com