Tre ditë para miratimit të marrveshjes së demarkacionit, qindra qytetarë shqipatarë kanë protestuar para Ambasadës së Kosovës në Shqipëri. Protestuesit kanë marshuar drejt ambasadës, duke kërkuar që toka e kombit shqiptar të mos dhurohet tek Mali i Zi.

Në këtë tubim morën pjesë profesorë të universiteteve të ndryshme si dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile. 

Sipas protestuesve janë 8200 hektarë tokë që Kosova ja fal Malit të Zi. Ata u shprehën se Kosova nuk ka tokë për të falur. Aktivistja dhe njëherazi profesore e Universitetit të Tiranës, Brisida Gjikondi, u shpreh se nga marrëveshja përfiton Mali i Zi, të cilit i falen kilometra të tëra tokë shqiptare.  

"Ne nuk mund të vajtojmë për Çamerinë, Shën Naumin, Ulqinin, Plavën, Gucinë dhe shumë troje të tjera shqiptare të humbura ndër shekuj, nëse nuk mbrojmë Kullën, Çakorrin, Drinin e Bardhë, Rugovën dhe mbarë Malësinë e Dukagjinit. Shqiptarët nuk kanë tokë për të falur", u shpreh ajo.   

Për profesorin e Filozofisë në Universitetin e Tiranës, Elvis Hoxha, i cili njëherazi është edhe anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosja, rezistenca kundër demarkacionit do të vijojë në Kuvend dhe sheshe. Në një intervistë për Report TV, Hoxha, tha, se në datën 1 shtator do të bëhet rezistencë në shesh. 

Sipas tij, marrëveshja e kufirit me Malin e Zi cenon ekzistencën e shqiptarëve.
 
"Vetëvendosja do të punojë me rezistencë brenda në Kuvendin e Kosovës dhe po organizon bashkë me opozitën që të ketë një rezistencë në shesh. Demokracia bëhet në shesh, mbrojtja e territorit bëhet nga populli. Shteti këtë duhet ta ketë si presion. Po kuptoi që ka një popull pas nuk mund ta shesë atë. Çdo lloj rezistence për të ndalur ratifikimin. Nuk mund të ketë etikë kur falet atdheu. Nga kjo marrëveshje rrezikohet ajo që është rrezikuar gjithmonë. Nuk është puna e trojeve shqiptare që ruhen, ruhet entuziazmi i ekzistencës së shqiptarëve. Shumë shqiptarë do të mërziten, do të zbehen. Cilët shqiptarë? Ata të Malit të Zi, Preshevë e Bujanoc, në Maqedoni. Ne s'po bëjmë asnjë rezistencë në lidhje me Maqedoninë ku shqiptarët janë shkelur edhe pse janë gjysma e popullsisë. Shqiptarët do të lodhen nga heshtja e qeverisë këtu në Shqipëri dhe nga gjithë korrupsioni i llahtarshëm në Kosovë", u shpreh Hoxha.

I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i Shoqërisë Civile nëse demarkacioni miratohet në Kuvend, profesori i Filozofisë thotë se nuk e mendon ratifikimin, pasi sipas tij, do ndiqet çdo rrugë për ta bllokuar miratimin.   
 
"Do të shohim çdo lloj reagimi. Nuk mendoj se do të miratohet dot, qëllimi ynë është të mos e lejojmë të miratohet. Ju thoni se po ndodhi e keqja ç'do të bëjmë? Ta ndalim njëherë tani për tani, pastaj flasim, për hapin e radhës", deklaron ai.   

Mes protestuesve kishte edhe qytetarë të ardhur nga Kosova. Ali Lajçi kishte udhëtuar nga Rugova e Pejës, për të ardhur sot në Tiranë.

Në fund i’u bë thirrje qytetarëve shqiptarë, që ti bashkohen protestës në Prishtinë, në datën 1 shtator, ditë kur pritet të votohet në Kuvend marrëveshja e demarkacionit.

Po ccfarë është demarkacioni? Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e kufirit verilindor. Nga kjo marrëveshje, vija kufitare ndryshohet, ku Kosovës i hiqen rreth 82 km2 tokë. 



demokracioni proteste
demokracioni proteste
demokracioni proteste


demokracioni proteste
(Protesta kundër demarkacionit para ambasadës së Kosovës në Tiranë)

 Foto të tjera..