Drenas, 6 prill - Tre aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u arrestuan sot në Drenas pasi realizuan aksionin për vendosjen e posterave që pasqyrojnë ndarjen joefikase dhe të padrejtë të buxhetit për vitin 2012 për Komunën Drenasit.
Policia e stacionit të Drenasit, sipas Vetëvendosjes, duke i dërguar aktivistët në stacionin policor ishin shprehur se arrestimin e kanë kryer me urdhër nga Komandanti i Stacionit të Drenasit, Valdet Bujupi.
Të arrestuarit Ismet Dibrani, Zahir Morina Albert Rama po vazhdojnë të mbahen ende në stacion.
Posteri i shpërndarë kishte këto të dhëna për keqmenaxhimin e qeverisjes komunale dhe keqpërdorimit të buxhetit nga komuna e Drenasit:
Buxheti i Drenasit për vitin 2012 është gjithësej 9.679.985 euro
Paga dhe meditje 5.988.755 apo 61.90%
Mallra dhe shërbime komunale 941.083 euro apo 9.72%,(3564 euro në ditë)
Investime kapitale janë parashikuar vetëm 2.622.337 euro apo 27.10%
Zyra e Kryetarit 152.141euro apo 1.57% të buxhetit, Paga dhe meditje 72.141euro
Zyra përbëhet nga 6 zyrtarë, gjithësej 1001.99 euro në muaj për sëcilin
Ndërsa për bujqësi në Drenas janë ndarë vetëm 157.705 euro, apo 1.60 %, 2388.88 euro për fshat gjatë gjithë vitit
Apo 5.3 euro për hektarë për 12 muaj
Për shëndetësi janë ndarë 100.000 euro apo 1.43% e buxhetit
2777.77 euro për fshat gjatë gjithë vitit, apo 1.56 euro për kokë banori
Komuna e Drenasit gjindet ne rajonin e Drenicës dhe qeveriset nga PDK-ja e Hashim Thaçit.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com