Dëmet në "Elbasan Arena", ja sa
do të paguajë skuadra e Partizanit

Dëmet në do të paguajë skuadra e Partizanit">
Përplasjet mes policisë dhe tifozëve të Partizanit gjatë pasdites së djeshme në takimin kundër Skënderbeut shkaktuan dëme në tribunat e “Elbasan Arena-s” ku ishin vendosur tifozët e kuq. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Qarkut të Elbasanit në stadium janë thyer 120 stola.

Dëme këto që do të duhet t’i paguajë klubi i Partizanit.

Vlera monetare e një stoli në “Elbasan Arena” arrin në 12 euro, çka do të thotë se klubi i Partizanit do të paguajë afërsisht 1 mijë e 500 euro në total.

Në orën 18:50 gjatë zhvillimit të ndeshjes, të futbollit midis ekipeve të Partizanit dhe Skënderbeut në Stadiumin “Elbasan Arena”, nga veprimet e tyre, janë thyer 120 stola të stadiumit, janë hedhur mjete piroteknike (fishekzjarrë) në fushë, si dhe janë goditur me sende të forta punonjësit e policisë të
Repartit F.N.SH. Tiranë
”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë së Qarkut Elbasan./Newsport

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm