Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shpërndarë në terren një numër të lartë ekspertësh, të cilët po merren me riparimin e difekteve të shkaktuara nga moti i keq në shumë qarqe të vendit.
Sipas OSHEE në terren ndodhen në gatishmëri 1800 punonjës të OSHEE, cilët po punojnë për riparimin e avarive të shfaqura në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët.
Falë punës intensive të grupeve të avarive, është reduktuar numri i fiderave me defekt dhe nga informacioni i orës 17.00 nga dispeceritë lokale të OSHEE, është përmirësuar situata e furnizimit me energji në disa zona që shfaqën probleme gjatë pjesës së parë të ditës së sotme.
Gjithashtu është rikthyer energjia elektrike në linjën Linja 30-41/1 Rrubik –Rrëshen e cila u stakua për masë sigurie pasi shtylla ku është kjo linjë rrëshqiti, duke lënë pa tension N/St (Rrëshen, Kaçinar)
theksohet se gjithë hidrovorët furnizohen me energji elektrike!
Në lidhje me situatën në tërësi, zonat më poshtë nuk kanë energji elektrike për shkak të defekteve nga mot i keq
Tirana
Valias, pjesërisht Ibë, Shënmëri/ Tiranë
Elbasan
Orenjë, pjesërisht Lunik, pjesërisht Polis/ Librazhd; Gjinar, pjesërisht Labinot
Fier
Divjakë/ Lushnjë
Vlorë
Smokthinë, Lepenicë
Kukës
pjesërisht Geghysen, Mamëz, Surroj, Pac, Bajram Curri, Has
Shkodër
Luf, Arrës Miliskaj, pjesërisht Qelëz, Gjegjan, Hajmel, Shëngjin, Zejmen, Kacinar
Burrel
Shtufë, Qafë Vorrës, Bukmirë, ish Komuna Orosh, zona Kalanjë, Rrushkull, kodër Rrëshen
Grupet e punes janë në terren për eliminimin sa më të shpejtë të defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com