Dëmi i shkaktuar në akset e vendit gjatë situatës së fundit të përmbytjeve llogaritet rreth 7-8 milionë dollarë. Kjo shifër është bërë publike nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika gjatë një takimi të organizuar në Shkodër me kontraktorët që mirëmbajnë akset e Veriut.

Në ditët në vazhdim pritet të kemi ulje të temperaturave të shoqëruara me rreshje intensive shiu dhe bore, ndërkohë sipas drejtuesit të ARRSH-së janë marrë masat për të siguruar një qarkullim normal.

Ndër të tjera Xhika paralajmëroi kontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve se nëse neglizhojnë punën do të përballen me penalizime.

demet nga permbytjet

demet nga permbytjet

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)