Mjekët japin alarmin: Teknologjia po izolon fëmijët, i çon deri në depresion

Gjithmonë e më shumë profesionistët e shëndetit paralajmërojnë për një sërë rreziqesh që u kanosen fëmijëve tanë për shkak të përdorimit të tepruar të teknologjisë. E ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, mjekja pediatre Ilsa Mula Kraja renditi një sërë problemesh që ajo vë re në punën e saj të përditshme me fëmijët, duke nisur që nga më të vegjlit, fëmijët nga 0 deri në 2 vjeç të cilët janë të ekspozuar ndaj rrezatimit që vjen nga paisjet elektronike me dëme të mëdha tek qelizat e tyre të trurit dhe në kocka

"Është pandemi, e shohim tek të gjitha familjet, përdorimi i tepruar, abuzimi me aparatet digjitale, duke filluar nga telefoni, tableti apo lojërat elektronike. Dua të theksoj, se i mëshohet shumë moshës kur fillon kontakti i parë me rrezatimin sepse rrezatimi vepron në qeliza që replikohen shpejt. Fëmijët nga 0 deri në 2 vjeç trefishojnë qelizat e masës së trurit dhe duke qënë se rrezatimi vepron tek këto qeliza që shumohen në mënyrë të vrullshme, ato bien pre e këtij rrezatimi.

Nga ana tjetër kontakti me rrezatimin është më i ndjeshëm tek fëmijët sepse depërtimi është shumë i madh tek kockat e tyre të cilat janë ende të paformuara, ndryshe nga ne të rriturit që i kemi më kompakte. Sa i takon problemeve të përditshme, nga ajo që hasim çdo ditë në ambulator, shohim fëmijë që kanë vonesë në të folur, veçanërisht ata që kanë rënë në kontakt me telefonin përpara moshës 2 vjeç, përpara se të kenë filluar të folurin. Këta fëmijë marrin impulse në shqip apo edhe në gjuhë të huaj, në anglisht përshembull. Ndaj e kanë të vështirë në momentin që duan të shprehen, të flasin gjuhën e prindërve apo në anglisht. I shohim prindërit të shqetësuar përse fëmijët e tyre nuk po flasin, ndaj pyetja e parë që bëjmë është se sa kohë i lënë para telefonit"?, thote Ilsa Mula Kraja, pediatre

Sipas mjekes Mula Kraja, veç problemeve të zakonshme me shikimin, dëgjimin apo mungesën e një gjumi zilësor, një tjetër problem që kërcënon fëmijët sot për shkak të përdorimit të tepruar të teknologjisë janë edhe sëmundjet mendore.

"Gjithmonë e më tepër po shohim fëmijë që vijnë me sy të skuqur, të lodhur apo të skuqur, që lotojnë. Probleme me dëgjimin sepse këta fëmijë janë gjatë gjithë kohës me zhurma, me gjumin gjithashtu. 75 % e adoleshentëve kanë një telefon apo një aparat dixhital në dhomën e tyre dhe kështu prishet cilësia e gjumit, sepse ata janë në kontakt me stimuj dhe viziv dhe auditiv që kompromentojnë cilësinë e gjumit. Obesiteti, një fëmijë që rri gjatë gjithë kohës përpara telefonit dhe nuk lëviz, automatikisht është i predispozuar që të shtojë në peshë. Edhe një fëmijë që ha në mënyrë automatike vetemë sepse sheh telefonin, gjithashtu është i predispozuar të shtojë në peshë.

Qëndrimi në pozicionin e gabuar duke parë telefonin na jep probleme me vertebrat torakale dhe cervikale. Të mësuarit është problem, sepse po shohim fëmijë të axhituar, që nuk përqëndrohen sepse duke qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me imazhe që lëvizin shumë shpejt, nuk arrijnë të përqëndrohen. Gjithnjë e më shumë hasin fëmijë që nuk lexojnë dot më shumë se një gjysmë faqe libri.  Shohim edhe sëmundje mendore, fëmijë me depresion bipolar, një sëmundje që karakterizohet nga alternimet  e të situatave të këputjes, lodhjes e izolimit, me momente euforie. Pra janë të dyja anët e sjelljes.  Shohim gjithmonë e më shumë fëmijë të izoluar që nuk socializohen me fëmijët e tjerë', thote Mula Kraja

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomo: 19/02/2019 12:51

    Ke te drejt moj zoj por ne femirine time nuk kishim se cfare te hanim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë