Dëmi 1,7 mld €/Ja pse plani Basha për
ekonominë është i parealizueshëm
Paketa e premtimeve të Lulzim Bashës për ekonominë është thjesht populiste dhe e parealizueshme. Nëse premtimet e tij për uljen e TVSH, për uljen e taksës së kompanive, të taksës personale dhe barrës së sigurimeve do të mbaheshin, buxheti i shtetit do të pësonte një goditje prej plot 440 milionë eurosh, që në vitin e tij të parë ose rreth 1,7 miliardë euro në katër vjet.
Paketa e premtimeve të Lulzim Bashës për ekonominë është thjesht populiste dhe e parealizueshme. Nëse premtimet e tij për uljen e TVSH, për uljen e taksës së kompanive, të taksës personale dhe barrës së sigurimeve do të mbaheshin, buxheti i shtetit do të pësonte një goditje prej plot 440 milionë eurosh, që në vitin e tij të parë ose rreth 1,7 miliardë euro në katër vjet.
Aktualisht, pjesa më e madhe e buxhetit të shtetit gjenerohet nga mbledhja e TVSH-së, sigurimet janë zëri i dytë më i rëndësishëm, ndjekur më pas nga taksat mbi biznesin. Por, le t’i analizojmë këto zëra me radhë.TVSH-Nga mbledhja e TVSH, në financat e shtetit shqiptar u arkëtuan 131,3 miliardë lekë gjatë vitit të shkuar kur niveli i kësaj takse ishte 20%.
Basha premton reduktimin e kësaj takse në 15%. Nëse një masë e tillë do të ndërmerrej, shteti do të grumbulonte 32 miliardë lekë më pak në vit.
Taksa për kompanitë-Aktualisht në nivelin e 15%, kontribuoi vitin e shkuar me 28,9 miliardë lekë në arkat e shtetit. Shkurtimi i kësaj takse në nivelin e 9%, do të shkurtonte automatikisht me 12,6 miliardë lekë financat e shtetit.
Taksa personale-Një taksë progresive, rritet gradualisht nga 13% deri ne 23%, në funksion të të ardhurave. Sa më të larta të ardhurat, aq më e lartë taksa. Kjo taksë dërgoi në buxhet vitin e shkuar 21,5 miliardë lekë. Premtimi i Bashës do të ulte nivelin e realizimit të të ardhurave në buxhet me 10 miliardë të mëtejshëm.
Sigurimet shoqërore-Aktualisht, një punonjësi i mbahet 24,5% e pagës për kontribute, nga të cilat 9,5% i paguan punonjësi dhe pjesën tjetër kompania. Plani Basha synon një reduktim modest, nga 9,5%, në 9% të barrës së punëtorit. Kjo do të kishte një efekt prej 3,1 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit.
Përse është e paraliesueshme-E përmbledhur, kostoja e të gjithë paketës do të ishte 57,6 miliardë lekësh ose 440 milionë eurosh më pak në buxhetin e shtetit, një buxhet i varfër që në total mezi tejkalon nivelin e 3 miliardë eurove.
Në bazë të këtij plani, papritmas, shteti shqiptar do ta gjente veten me shumë më pak të ardhura për investime, për paga, për pensione dhe për pagesën e kësteve të borxhit të marrë ndër vite, por kjo bëhet edhe më e parealizueshme nëse merr parasysh premtimet e tjera të Bashës, për rritjen e pagave të administratës me 50%, rritjen e subvencioneve për bujqësinë, rritjen e investimeve në infrastrukturë, rritjen e pensioneve, etj, një paketë që ka një vlerë prej një miliardë eurosh në vit.
Në këto kushte, shteti shqiptar do të duhet të gjente 1,5 miliardë euro më shumë në vit, 500 milionë euro nga rënia e mbledhjes së të ardhurave dhe 1 miliardë më shumë vetëm për të realizuar premtimet ekonomike të Bashës.
Kjo nuk ka asnjë gjasë që të ndodhë, as përmes një rritje drastike të borxhit publik gjatë një mandati të mundshëm të Bashës. Për këtë arsye, paketa që PD ofron për ekonominë, në sytë e ekspertëve mbetet plotësisht e parealiezueshme.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39