Demi Lovato nxjerr format alla
'latina': mëso të duash veten

Demi Lovato nxjerr format alla<br />'latina': mëso të duash veten
“Mëso të duash format e tua. Unë më parë i urreja…Por më pas një person i veçantë më ndihmoi të mësoja t’i doja…Dhe ai padyshim që i do shumë…”- këtë mesazh i ka bashkangjitur Demi Lovato fotos më të fundit që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Këngëtarja dhe aktorja 22 vjeçare ka e ka vuajtur për një kohë të gjatë peshën e saj dhe ka patur probleme serioze me anoreksinë. Kjo sepse gjatë adoleshencës së saj ajo adhuronte persona shumë të dobët dëshironte t’i ngjante atyre.

Lovato e ka pranuar së fundmi prejardhjen e saj latine dhe ka mësuar të dojë dhe të përshtatet me format dhe trupin e saj, kjo falë ‘personit të veçantë’ që është i dashuri i saj prej disa vitesh, Wilmer Valderrama.

“I vlerësoj vërtet femra si Beyonce dhe Kim Kardashian… ato absolutisht kanë revolucionarizuar perceptimin që brezi ynë ka ndaj të bukurës dhe unë mendoj se ato kanë patur një ndikim shumë të madh. Mund të mendoni çfarë të doni për familjen Kardashian, por ato kanë ndihmuar me mijëra femra të ndihen mirë nën lëkurën e tyre dhe mua më pëlqen të përcjell këtë mesazh.”


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

10/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi