Ish-kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh edhe analist, Alajdin Demiri, në një intervistë telefonike dhënë për A1 Report, theksoi se protestat e dhunshme në Maqedoni për rastin “Monstra”, janë një mllef për ndaj faktorit politik shqiptar, dhe se sipas tij gjeneza e këtyre konflikteve është më e vjetër.
Sipas Demirit, kjo situatë është në favor të koalicionit në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI-së dhe siç thekson ai ata nuk kanë kapacitet për ta zgjidhur këtë konflikt.
“Organizatorë zyrtarë për këtë protestë nuk ka. Gjeneza e kësaj proteste është pak më e vjetër. Mbrëmë u thye selia e BDI-së në Shkup, mbrëmë u thye dhe Komuna e Çairit që është udhëhequr nga përfaqësuesi i BDI-së dhe sot protestuesit u ndalën rrugës për mos të arrirë tek selia e BDI-së që do të thotë se një mllef jashtëzakonisht i madh është duke u shfaqur ndaj faktorit politik shqiptarë. VMRO si parti dominante në Maqedoni e cila i ka instrumentalizuar të gjitha institucionet dhe i ka marrë për vete duke i vënë në shërbim ashtu siç ishte në rasti në Gjykatë në përgjithësi ashtu është rasti dhe me Parlamentin për arsye se ka përjashtuar opozitën, ashtu është rasti dhe me partnerin e koalicionit. VMRO dhe BDI u intereson kjo situatë dhe nuk kanë kapacitet për të zgjidhur këtë situatë.” theksoi Demiri
I pyetur se çmund të bëjë Shqipëria dhe Kosova në këtë rast, Demiri tha se kjo situatë është krijuar nga VMRO dhe BDI për të nxjerrë keq shqiptarët. Ai shtoi ndër të tjera se shqiptarët e Maqedonisë ndihen të lënë pas dore.
“Unë mendoj se në fazën ku gjendet sot Shqipëria me marrjen e statusit dhe Kosova pas zgjedhjeve, implementimi i këtyre situatave trazire, u intereson vetëm VMRO dhe BDI për të nxjerrë keq shqiptarët. Qytetarët shqiptarë të Maqedonisë ndihen të lënë pas dore për atë se çfarë kanë bërë në Kosovë e Shqipëri.” tha Demiri
Ditën e sotme protestat e shqiptarëve për rastin "Monstra" u përshkallëzuan edhe në përleshje fizike me policinë. Protesta pati edhe në qytete të tjera si Shkup, Gostivar, Strugë e Dibër, madje edhe në Stamboll. Ndërkaq që protesta të tjera janë parashikuar të martën në Tiranë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO