Demokratët i kërkojnë të tërhiqet, menaxherja e fushatës së Biden: Presidenti mbetet në garë

Demokratët i kërkojnë të tërhiqet, menaxherja e fushatës së Biden: Presidenti mbetet në garë

Joe Biden

Presidenti i SHBA Joe Biden mbetet në garën për Shtëpinë e Bardhë, tha sot menaxheri i fushatës së tij, pavarësisht dyshimeve nga demokratët për aftësinë e tij fizike dhe mendore për të marrë një mandat të dytë.

 “Joe Biden është më i vendosur se kurrë për të mposhtur Donald Trump”. Ndërsa presidenti i merr seriozisht shqetësimet e disa demokratëve, ai është i përkushtuar të luftojë për të fituar një mandat të dytë, tha menaxharja  e fushatës së Biden, Jen O’Malley Dillon, në emisionin "Morning Joe" të MSNBC.

“Ata kanë pyetje, por ata po qëndrojnë me Joe Bidenin”, shtoi ajo.

Në të njëjtën kohë, Komiteti Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të takohet të premten për të shtyrë përpara votimin e planifikuar virtual para 7 gushtit, ku pritet të nominohet kandidati i partisë për president. Mbledhja virtuale do të mbahet para se partia të mbajë Kuvendin më vonë gjatë gushtit në Çikago.

Një pjesë e madhe e demokratëve mendojnë se nënpresidentja, Kamala Harris, mund të jetë një kandidate e mirë për presidente.

Sipas një sondazhi të realizuar nga Associated Press dhe NORC Center for Public Affairs Research, gjashtë në dhjetë demokratë besojnë se Harris do të ishte një presidente e mirë. Dy në dhjetë demokratë besojnë se ajo nuk do të ishte një presidente e mirë dhe po ashtu dy në dhjetë të tjerë nuk kanë mendim.

Aktualisht Biden gjendet në shtëpinë e tij në Delaware ku është izoluar për shkak të infektimit me koronavirus.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste Donald Trump/ FBI ‘skanon’ 20-vjeçarin, ç’kishte kërkuar në internet pak minuta para atentatit

Tentoi të vriste Donald Trump/ FBI ‘skanon’ 20-vjeçarin, ç’kishte kërkuar në internet pak minuta para atentatit