'Po e çon vendin në vëllavrasje'/ Demokratët thirrje kandidatit socialist të Vaut të Dejës: 30 Qershori, ditë gjykimi

'Po e çon vendin në vëllavrasje'/ Demokratët thirrje kandidatit socialist të Vaut të Dejës: 30 Qershori, ditë gjykimi

Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë në Bashkinë Vau Dejës, strukturë që është ngritur nga Partia Demokratike për pengimin e zgjedhjeve në datë 30 Qershor i është drejtuar me një letër publike kandidatit të PS-së për kryetar bashkie në këtë bashki, Mark Babani.

Në letër, demokratët i kërkojnë socialistit që të reflektojë dhe të tërhiqet, pasi sipas tyre shumica po e çon vendin në vëllavrasje. Aleanca thotë se do të luftojë për paqen, ndërsa i kujton për herë të fundit se 'Nuk është data 30, dita e zgjedhjeve për ne,  por dita e gjykimit për ty dhe për ato që po i shërbejnë këtij plani kriminal".

Letra e plotë e Aleancës për mbrojtjen e demokracisë
Nisur nga zhvillimet e fundit, që duket qartazi rruga qorre e një grupi kriminal, që në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë, pa pasur akoma një DEKRET për caktimin e datës së zgjedhjeve, për të mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme, duket se po e çon vendin në vëllavrasje.

Mark, reflekto sa je në kohë!

Nuk mund të mbash këtë njollë të zezë mbi shpatulla, as ti dhe as familja jote.

Nuk mund të të mbajë në gjirin e tij as populli i kësaj treve që u burgos, u internua dhe u masakrua nga rregjimi komunist, trashigimtar i te cilit eshte sot pinjolli i firmetarit të denimit te dhjetra intelektualeve, Edi Rama.

Mos nxit konflikte të pa nevojshme ku vëllezërit dhe motrat e Bashkisë Vau Dejës , të të mbajnë mend si një ogurzi, si një shegërt i krimit më të neveritshëm, i cili për egon e tij personale të fryrë nga pëshpërima djallëzore nga një grup njerëzish që e rrethojnë , me një historik kriminal që të gjithë e dime, po të përdorin si “ mish për top”.

Votime pa zgjedhje nuk mund të ketë, edhe ti e di këtë fakt.

Kjo është një betejë madhore ku duhet të mendohen interesat kushtetuese dhe qytetare!

Të gjithe NE banoret e Bashkise Vau Dejës jemi dhe do të jemi në shtepite tona, në familjet tona duke luftuar për ditë për paqe e begati, për lirinë e për demokracinë edhe pas farsës që po mundohet kryeministri të bëjë, por mos HARRO!

Nuk ështët data 30 dita e zgjedhjevet për NE,  por DITA E GJYKIMIT  për TY dhe për ato që po i sherbejnë këtij plani kriminal!

REFLEKTO sa ka ende kohe, jep kontributin që të shmanget kjo paligjshmeri që mund të ketë pasoja që askush s’do i deshironte.

Është e rëndë  të mbash mbi shpatulla misionin kriminal të rilindjes pasi nuk mund të rishohësh më të kaluarën tënde, pasi do të jetë vonë!

Letra dërguar kandidatit për bashkinë e Vaut të Dejës, Mark Babani nga Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vau Dejes: 26/06/2019 19:48

    Demokrat kta eee, shkoni mor Toçat e bashkise, e di qe nuk ju bjen mbare kjo pune se tash 20 e kusur vjet te njejtit surreten e po kaq vite tu vjedh apo se kuptoni sa te neveritshem jeni ba per popullin e nderuar te ksaj bashkie....vetem para Mark Babani dhe mos harro se ky do te jete edhe nje gjest fisnik i çlirimit te bashkesise tona nga keta surreten te deformuar fizikisht e moralisht.

    Përgjigju
  • Sufi: 26/06/2019 16:24

    Letrame e pabesueshme qe kam lexuar. I thone Mark Babanit mos te kesh faqen e zeze para popullit te Vaut te Dejes po more pjese ne zgjedhje. Po ju qe pretendoni se krahina juaj qenka e djathte merrni pjese ne zgjedhje dhe fitoni. Ju po zbatoni urdherin politik te partise suaj ,dhe mire beni, por ne kyshtetute denohet cdo veprim qe cenon zgjedhjet. Marku po zbaton ligjin dhe eshte e nderuar dhe me popullin. Faqen e zeze e ka gjithmone antiligji

    Përgjigju
  • Qytetari i indinjuar: 26/06/2019 16:16

    Vetem parti demokratike nuk mund te quhet kjo bande keqberesish dhe percaresish qe ndjellin vec konflikt mes popullit,e keqja qe ka zene per fyti kete vend ka emra konkrete Sali Berisha dhe Ilir Meta.

    Përgjigju
  • toni: 26/06/2019 15:56

    ju komunista q kercenoni,ne 30 qershor do ti rruani k,,,markut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Kërcënuan me thikë dy persona dhe u morën celularët, një në pranga, tjetri në kërkim

Shijak/ Kërcënuan me thikë dy persona dhe u morën celularët, një në pranga, tjetri në kërkim