Gjatë foltores së Partisë Demokratike, në Kurbin një demokrat ka kritikuar Sali Berishën për koalicionet. Sipas tij, këto parti i marrin vota PD-së dhe më pas dalin kundër saj.

‘Pse duhet të votojmë partinë e çamëve, paritë e vogla? Çfarë lidhje kam unë si demokratë me koalicionet, hiqni koalicionet, hiqni se na vjedhin votat, sa të marrin votat dhe të bëhen deputetë Mesila Doda na del kundra, pra na dalin kundra’, tha ai.

Berisha tha se koalicioneve janë të rëndësishme 'për të fituar përballë kësaj diktature'.

'Koalicionet janë të dobishme si një garanci për mospërqëndrimin e të gjitha pushteteve në një parti dhe në një njeri. Në kushtet e një diktaturë autoritare që nuk bënë zgjedhje por farsë elektorale, kur opozita s’ka rrugë tjetër përveç protestës dhe revoltës koalicionet janë të domosdoshme. Sa më i gjerë dhe i fuqishëm të jetë koalicioni aq më e madhe mundësia për të fituar përballë kësaj diktature’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Berisha nga Kurbini: Balluku 300 apartamente dhe dy jahte me paratë e vjedhura! Rama është armik i shqiptarëve, me të s'ka zgjedhje të lira