Demontimi i ilegalitetit

Demontimi i ilegalitetit
Edi Rama nuk pranoi të bëhej në territorin e Shqipërisë demontimi i armëve kimike siriane, kjo, në emër të një mjedisi të pastër, që ende na mungon. Në fakt, mjedisin edhe kështu e kemi tejet të papastër dhe, në vite, qeveritë i lenë njera-tjetrës stafetën e 36 pikave shumë të ndotura, që do të donin edhe më shumë shpenzime se demontimi i armëve siriane për t’u bërë të padëmshme.

Por, kemi në këtë vend edhe 200 mijë “pika të nxehta” të tjera, që quhen rëndom ndërtime pa leje dhe për të cilat nuk gabojmë në se themi që përbëjnë gangrenën e shoqërisë shqiptare. Jo për sytë e njerëzve, që i shohin çdo ditë. Më të dëmshme, për mendjet e tyre, sidomos brezit të ri, që u indoktrinua me ekzaltimin e informalitetit nga pseupolitikanë abuzivë, duke parë se si shteti nuk e ka për gjë të lëshojë terren përballë lehtësisë së rryshfetit.

Ndërtimet abuzive janë shembulli më i keq i asaj se çfarë nuk është Europë dhe se çfarë nuk duhet toleruar më tej. Që quhet ilegalitet. Që është toleruar dhe nxitur nga pushtetarët deri tani. Këta zakonisht prishnin ndonjë objekt të parëndësishëm ose shtynin pa fund afatet e legalizimit të objekteve, duke lejuar de facto përhapjen pa fund të gangrenës. Me pallatin “legal” të vjehrrit të Lul Bashës, tallja me ligjet dhe qytetarët ka arritur kulmin e durimit.

U mor një leje ndërtimi, ku shtohen 1.000 katrorë metra det në vend të truallit, u krijua një bina’ që prish komplet pamjen e pashoqe të Gjirit të Vlorës në zonën më të bukur të saj, e gjithë kjo pasi është pronë e Dikujt! Dikujt që ka për detyrë ligjore të mos lejojë mostra të tilla në bregdet.

Kësaj here duket se, me pagesën e dëmshpërblimit për pronarët dhe kallzimin në Prokurori, të paktën për këtë dëshmi të gjallë të informalitetit formal ka rënë këmbana. Kjo duhet të hapë rrugën për demontimin final të një realiteti antiligjor mesjetar.    


(Shkrimi u publikua sot(04.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit