Dëmshpërblimi, kësti i 6-të, 300
ish të përndjekurit që marrin lekët
PDF/Lista me emrat që marrin këstin e 6

Dëmshpërblimi, kësti i 6-të, 300<br />ish të përndjekurit që marrin lekët<br />PDF/Lista me emrat që marrin këstin e 6
Brenda muajit dhjetor do të marrin lekët të gjithë ish të përndjekurit që janë gjallë. Ministria e Financave bën me dije se pritet të mbyllet dhënia e këstit të 6-të dhe pas janarit do të vijohet me këstin e 7-të. Gjithashtu Ministria e Financave ka bërë publike listën e dokumentave që do duhen për çdo ish të dënuar që është gjallë.
 
Pagesa për kategorinë e subjekteve parësore kryhet sipas kësaj radhe:
Ish-të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës. Ish-të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Ish-të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm.

Ish-të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët, pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Ish-të dënuarit politikë, që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Ish-të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
 
Dokumentat
Të gjithë subjektet përfituese, pjesë e listës për pagesën e kësteve, duhet të dërgojnë, dorazi ose me postë, në Ministrinë e Financave dokumentet e parashikuara në aktet nënligjore, si më poshtë vijon:

Për kategorinë e parë parësore, ish-të dënuarat politike gra, që jetojnë; për kategorinë e dytë parësore, ish-të dënuarit politikë, që jetojnë mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; për kategorinë e gjashtë parësore ish-të dënuarit politikë që jetojnë që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:
Çertifikatë personale jo më e vjetër se sa një javë nga data e dorëzimit;

Numër llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktive).
 
Për kategorinë e tretë parësore ish-të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:
Çertifikatë personale jo më e vjetër se sa një javë nga data e dorëzimit. Numër llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?