Banorët e Nënshkodrës të përmbytur gjatë vitit 2011 do tu rikthehen përsëri protestave, këtë radhë në Tiranë, përpara Kryesisë së Kuvendit, javën e ardhshme. Më herët ata kishin deklaruar se do t’i linin 2 javë afat qeverisë që t’i dëmshpërblejë për dëmet që u janë shkaktuar nga përmbytjet, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje apo reagim nga instancat shtetërore.
Ata kanë protestuar disa herë në Shkodër për këtë, duke bllokuar edhe aksin kryesor të rrugës Shkodër-Tiranë, nga ku kanë theksuar se nuk do të ndalen derisa qeveria t’i dëmshpërblejë totalisht për dëmet, të cilat sipas tyre qeveria Berisha jua ka borxh.
Banorët e kësaj zone kanë deklaruar se nëse qeveria do të vazhdojë të jetë indiferente ndaj kërkesës së tyre për dëmshpërblim, ata do të bojkotojnë edhe zgjedhjet e 21 qershorit, duke mos votuar as për PD e as për PS.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com