Dëmtimet nga tërmeti, Qeveria prezanton projektin e rindërtimit të Vorës (VIDEO)

Vora është një nga zonat e prekura nga tërmeti, ndërsa qeveria ka prezantuar sot programin e zhvillimit të ardhshëm të saj dhe rindërtimi të godinave dhe institucioneve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Sipas drejtuesit të Bashkisë Vorë, pas dëmtimeve të tërmetit të 26 nëntorit janë regjistruar 2499 aplikime, ku 877 marrin bonus qiraje, 400 jetojnë në çadra dhe 10 janë kontejnerë familjarë me sipërfaqe 30 metra katror.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka prezantuar projektin se so do të zhvillohet jeta urbane, sociale dhe kulturore e Vorës dhe mbrojtjes së saj nga autostrada, një nga problematikat e theksuar ndër vite të banorëve të kësaj qyteze.

Margariti tha se në total në Vorë është një sipërfaqe prej 45 345 metra katrorë, mes të cilave 35 821 metra katror janë banesa,  9 524 metra katrorë janë shërbime dhe institucione dhe 408 janë familje. në të sipërfaqe rindërtimi përfshihen të gjitha ndërtesat e dëmtuara apo dhe degraduara..

Në projektin e ri të ndërtimit të Vorës janë adresuar dhe disa nga problematikat kryesore si sistemi rrugor kaotik, mungesa e një unaze në qytet dhe rrugët dytësore. për këtë Margariti tha se projekti parashikon rregullimin e tyre në mënyrë që të shmanget trafiku brenda qyteti dhe të krijohen dhe zonat e këmbësorëve.

Në projekt është ndërtuar një rrjet rrugor apo unazë dhe rrugët dytësore që do të mundësojë në lidhjet brenda qyteti në mënyrën e duhur, ku parashikohen ndërtimi i 2515 metrave infrastrukturë të re rrugore.

Për ndarjen e autostradës është menduar krijimi  i një barriere të gjelbër që ndan definitivisht trafikun e rënduar në autostradë e atë të qytetit. Krijimi i këtij parku është një nevojë për t'u distancuar nga autostrada. Kjo që Vora të mos shfaqet më si një qytezë buzë autostrade por një qytezë me një zhvillim dhe jetën e saj sociale.

Në fazën e parë të ndërtimit përfshinë një sipërfaqe prej 53 735 metra katrorë, ku përfshihen 401 apartamente dhe 16 388 shërbime dhe institucioneve mes tyre kopshte, shkolla, bashkia, kompleksi sportiv, dhe tregun e markatën e qytetit. Ky plan merr parasysh dhe zhvillimin e mëtejshëm të Vorës dhe zgjerimin e panit vendor në të ardhmen.

Hapësirat publike do të përshtaten për të gjitha grupmoshave ku mund të kryhen dhe aktivitete të ndryshme . Projekti i rindërtimit do të përfshijë bashkitë, shkollat, kopshtet etj.

Margariti sqaroi se faza e zbatimit të planit do të vijojë menjëherë pas miratimit të tij. "Jemi drejt fazës së tenderimit për procesin e ndërtimit. Kemi përcaktuar të gjitha karakteristikat teknike dhe tani do të hymë në fazë e implementimit duke ndërhyrë në infrastrukturën rrugore. Ndërhyrja do të ndahet në lote apo hapësira të ndryshme ku do të përcaktohet dhe  30-40 ditë janë të mjaftueshme për fillimin e projekteve të para". 

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen