Dëmtimi i memorialit të Thimio Lolit në Finiq, Ardit Bido: Ishte antishqiptar, pjesë e bandave që dëbuan çamët dhe dogjën Borshin

Vrasja e një shqiptari në Korfuz të Greqisë dhe dëmtimi i memorialit të të ashtuquajturit komandanti i çështjes së Vorio-Epirit, Thimio Loli në Finiq ishin në fokus të emisionit "45 minuta" të gazetarit Denis Minga në Report Tv ku i ftuar ishte kreu i Arkivave të Shtetit, Ardit Bido. Bido tha se "heroi grek" ka qenë një figurë antishqiptare. Sipas tij, Thimio Loli ishte pjesë e bandave që dogjën Borshin si dhe masakruan e dëbuan mijëra shqiptarë nga Çamëria.

Është një figurë nacionaliste greke. Nëse veprimtaria e tij do ishte përqendruar vetëm në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë siç thonë, s'do na shqetësonte. Por ai ka marrë pjesë në djegie fshatrash në atë zonë, pak kilometra më tej, Borshi është djegur nga banda e Thimio Lolit si dhe ka marrë pjesë me bandat e Zervës në Çamëri. Është një figurë antishqiptare. Busti është ngritur 7 vite më parë. Është ngritur busti i një njeriu që sjell përçarje. Minoriteti grek në Shqipëri, nuk është minoritet antishqiptar, por i integruar në shoqërinë tonë. Në Sarandë ku kam shtëpinë e prindërve është një emër rruge që quhet Themistokli Bahima i cili ka qenë deputet në Kuvendin e Greqisë pas okupimit të jugut nga ushtria greke, ndërsa vëllai i tij, Vasil Bahima, ka qenë deputet dhe përfaqësues i minoritetit shqiptar në Kuvendin tonë. Për të parin ka një bust, ndërsa për të dytin nuk flitet fare. Emri i rrugës është vendosur nga Bashkia e Sarandës. Është një pakicë greke e financuar mirë që ia del të kalojë nën hundën e autoriteteve shqiptare të bëjë këto gjëra skandaloze. Ngrihen buste, emërtohen rrugë nën hundën e autoriteteve shqiptare, u ngritën varrezat. Kjo është një lojë e Greqisë ndaj Shqipërisë brenda territorit shqiptar. Në rastin tonë kemi një mungesë seriozë të funksionimit të ingranazheve të shtetit. Po luhet për një bust në Finiq, por s'i shkon kujt ndërmend të ngrihet një bust në Igumenicë, në Filat, apo të ketë nje emër rruge në zonën e Çamërisë të një personaliteti shqiptar. Pra, jemi në një situatë ku e gjithë loja luhet brenda territorit shqiptar. 

Ardit Bido, drejtor i Arkivave të Shtetit

Bido ngre pikëpyetje se busti i Thimio Lolit mund të jetë ngritur pa leje në vitin 2011 dhe nëse rezulton i tillë duhet të hiqet. Por përgjigje për këtë, shtoi ai, duhet të japë Prefektura e Vlorës si institucioni kompetent për këtë çështje. "Duhet parë nëse memoriali është me leje apo jo. Sepse ka qenë një person përçarës për minoritetin vetë, por edhe për minoritetin në raport me shqiptarët. Ka përgjegjësi. Ose busti është pa leje dhe duhet të hiqet prej andej. Shpresojmë që Vettingu të japë zgjidhje, sepse gangrena më e madhe në vend ka qenë mënyra si funksiononte sistemi i drejtësisë. Ta mësojmë kush ishte prefekti dhe të pyetet si e miratove ngritjen e këtij busti...A u kërkua paraprakisht se kush ishte ky dhe të shihet procesi ligjor pastaj". 

"Vrasja e shqiptarit nga anëtari i 'Agimit të Artë', një pjesë e shoqërisë greke e radikalizuar"
Sa i takon vrasjes së një shqiptari në Korfuz nga një anëtar i "Agimit të Artë", Bido tha se një pjesë e shoqërisë greke është e radikalizuar dhe prirur drejt neonazizmit modern. Shqiptarët, tha Bido, janë më të diskriminuarit në Greqi dhe për këtë autoritetet shqiptare duhet të bëjnë më shumë për t'i mbrojtur ata. 

"Kemi një pakicë në Greqi që është e orientuar drejt radikalizmit dhe nazizmit modern të cilët përfaqësohen nga "Agimi i Artë". Kemi një pjesë të popullsisë që është e gatshme të vrasë të huajt, atë që nuk i ngjashëm me atë, të sulmojmë me tipa si Kaçifa në Bularat, të sulmojë përmes armëve dhe jo përmes fjalëve. Kjo është rrjedhojë e radikalizimit të shoqërisë përmes retorikës ksenofobike kundër emigrantëve është mjaft e përhapur. Në ngjarjen e Kaçifasit të gjitha mediat shqiptare kanë luajtur rolin e një zëdhënësi të qëndrimit grek... Në mediat tona shihnim çfarë shkruante ''Protothema''. Nuk kam parë asnjë lidhje direkte të mediave për një të vrarë nga policia shqiptare p.sh, por u bë për Kaçifën. Për ngjarjen e Korfuzit p.sh ku u vra një emigrant shqiptar nuk kemi një reagim të mjaftueshëm nga autoritetet tona. Shqiptarët në Greqi jetojnë nën diskriminim. Duhet të krijohen elementët e sigurisë. Rastet konkrete nuk janë ato që më shqetësojnë, jemi dy vende fqinje njëri më i varfër se tjetri...Këto lloj çështjesh konkrete nuk janë ato që definojnë marrëdhëniet dypalëshe, pasi këto konkretizohen në çështje politikash. Qeveria e Tsipras për Kaçifën ka mbajtur një qëndrim shumë më të moderuar sesa opozita atje", tha Bido.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut