Dëmtimi i pronës publike në Lezhë, apeli i banorëve: Të merren masa për mbrotje

Dëmtimi i pronës publike vijon të mbetet një problem shqetësues në shumë zona të Lezhës. Gjatë kohëve të fundit persona të papërgjegjshem kanë vjedhur kabujt e ndriçuesve të rrugës në fshatin Zejmen, si dhe janë dëmtuar koshat e mbeturinave.

Kjo problematikë shihet me mjaft shqetësim nga banoret e Zejmenit, të cilët kërkojnë që të merren masa për mbrojtjen e pronës publike, si dhe riparimin e dëmeve që janë shkaktuar.

 4 muaj që është vjedhur 120 m kabull dhe gjysma e trotuarit është e pandricueshme. Kam bërë kërkesë por koshat janë në këtë gjendje që shikoni, gjendje katastrofe për fshatin.

Banor

Bashkia Lezhë si përgjegjëse për menaxhimin e territorit, bën me dije se ka referuar në polici çdo rast të dëmtimit të pronës publike, por ka qenë i pamundur identifikimi i autorëve dhe vendosja e tyre pëpara ligjit, pasi një gjë e tillë përbën vepër penale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja