Rey Manaj udhëtoi dy ditë më parë drejt Tiranës për t’u bashkuar me Kombëtaren në prag të Ligës së Kombeve. Një kontroll mjekësor konfirmoi atë që dihej, dëmtim i sulmuesit që ka javë jashtë fushe.
Për këtë ka reaguar edhe klubi i Sivasspor që tregon se stafi i Shqipërisë e dinte gjendjen e lojtarit para se ai të udhëtonte, duke shpjeguar se Rey ka nevojë për 4-6 javë rikuperim.
Rey Manaj ka pësuar një dëmtim në muskulin e djathtë në ndeshjen e Adana Demirspor të luajtur më 25 tetor në javën e 10-të të Superligës turke dhe se “Dëmtimi muskulor i Rey Manajt u konstatua gjatë kontrolleve shëndetësore. Është konstatuar se Rey Manaj ka nevojë për një periudhë rehabilitimi prej të paktën 4-6 javësh”, njoftohet nga Sivasspor.
Në deklaratë thuhet se Rey Manaj nuk ka mundur të luajë në ndeshjet kundër Rizespor dhe Fenerbahçe për shkak të dëmtimit të tij gjatë kësaj periudhe dhe është theksuar:
“Të premten, më 8 nëntor kombëtarja shqiptare u informua për gjendjen aktuale të lëndimit të lojtarit tonë dhe u deklarua se ai nuk kishte të drejtë të zgjidhej për ndeshjet e UEFA Nations League kundër Çekisë më 16 nëntor dhe Ukrainës më 19 nëntor. Sulmuesi ynë u thirr në ekipin kombëtar për rehabilitim. Pas trajtimit, ai u hoq nga ekipi i kampit të kombëtares shqiptare. Rey Manaj do të kthehet në Sivas javën e ardhshme dhe do të vazhdojë trajtimin në ambientet e klubit tonë", thuhet në njoftim.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 20:45
Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?
-
Po
78.9%
-
Jo
16.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1052
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Cristian Shpendi shënon golin e 10-të sezonal në Itali
1 Dhjetor, 15:59
-
VIDEO/ Sylvinho e ka harruar, Anis Mehmeti dy supergola dhe asist në Angli
30 Nëntor, 17:48
-
VIDEO/ Gol historik, Myrto Uzuni një legjendë e Granadas në Spanjë! Barazon golashënuesin më të mirë të ekipit
30 Nëntor, 17:06
-
VIDEO/ Mirlind Daku shënon kundër CSKA-së në Moskë, gjen golin e dhjetë sezonal
30 Nëntor, 15:58
-
Siri/ Aleppo e pushtuar nga rebelët xhihadistë, mijëra civilë po ikin! Assad: Do t'i mposhtim terroristët! Media: Ka raportimeve se po zhvillohet grusht shteti në Damask
30 Nëntor, 09:40
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin
29 Nëntor, 18:19
-
Arrestohet në Rinas turku i dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë! Europol: Pronar i 703 kg drogë e fshehur mes sapunit kapur në portin e Hamburgut
29 Nëntor, 13:04
-
Bind Myrto Uzuni, Granada i kërkon rinovimin me përmirësim page
29 Nëntor, 12:35
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
VIDEO/ Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Sylvinho flet shqip: Gëzuar Shqipëri
28 Nëntor, 13:11
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27