Dëmtohet Erling Haaland, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Dëmtohet Erling Haaland, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Erling Haaland

Erling Haaland ka pësuar një lëndim dhe nuk do jetë gati për kombëtaren e Norvegjisë në eliminatoret e Euro 2024. Sulmuesi i Manchester City-t pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit në FA Cup, teksa situata nuk u duk serioze. Udhëtimi i tij në grumbullim bëri që stafi mjekësor i nordikëve të niste analizat, duke treguar se sulmuesi nuk do jetë gati për Spanjën dhe Gjeorgjinë. Kështu, djaloshi i City-t do khehet në Angli për analiza më të specializuara.

"Erling e mori shumë keq kur kuptoi se nuk mund të luftonte për ekipin. Fatmirësisht ka ende mjaft vetëbesim, talent dhe kohë para me këtë grup për të fituar pikë në ndeshjet e radhës. Vazhdojmë punën për të qenë të përgatitur maksimalisht për të shtunën dhe të martën", thotë menaxheri i kombëtares Ståle Solbakken.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'