Dëmtohet gjatë ndërtimit të rrugës 32- vjeçari në Tepelenë, niset me urgjencë drejt Traumës 

Dëmtohet gjatë ndërtimit të rrugës  32- vjeçari në Tepelenë, niset me urgjencë drejt Traumës 

Foto ilustruese

TEPELENË- Një 32- vjeçar i dëmtuar në punë është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Personi me iniciale A. K. është paraqitur rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmë mjekësore. Ai është dëmtuar gjatë punës në një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç. Nuk dihen akoma detaje për të riun dhe shkaqet e dëmtimit. Dëmtimet në punë janë ndër më të shpeshtat në vendin tonë për shkak të kushteve të papërshtatshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat