TIRANE- Erjon Tola, skiatori shqiptar në Lojërat Olimpike Dimërore dëmtohet gjatë stërvistjes duke humbur shansin për konkurim në Sochi 2014.
Shkëlqim Mema, Shef i Ekipit Olimpik Shqiptar "Sochi 2014" njoftoi lajmin e hidhur duke sqaruar se Erjon Tola ishte dëmtuar pasi kishte rrëshqitur gjatë një ushtrimi në palestër dhe kishte frakturë të dyfishtë.
“Sot (dje) në datën 12.02.2014, rreth ores 19.15 (ora lokale ketu ne Sochi) skiatori Erjon Tola, pjesëmarrës për herë të tretë në Lojrat Olimpike Dimërore, në mbyllje të seancës stërvitore të mbrëmjes (mbasdites) rrëshqiti gjatë një ushtrimi në palestër dhe bëri një frakture të dyfishte në parakrahun e majtë. Me ndërhyrjen e mjekut të ekipit dhe personelit të poliklinikës të Fshatit Olimpik ju dha ndihma e parë dhe u dërgua ne Spitalin Rajonal te Krasnaja Poljanës. Sipas vendimit të ekipit të specializuar të spitalit, rreth orës 22.30 Erjoni iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Operacioni mbaroi me sukses dhe Erjoni deri në mëngjes është nën kontrollin e mjekut reanimator.”
Mema thotë se Ekipi Olimpik në Sochi 2014 dhe KOKSH po ndjekin nga afer gjendjen e skiatorit Tola. “Duke ju gjendur pranë i shprehim keqardhjen për dëmtimin dhe humbjen e shansit për konkurim në Sochi 2014. Gjithashtu i urojmë shërim të shpejtë dhe besojmë se pavarësisht nga dëmtimi, ai do te rigjejë forcat dhe jo vonë do të vazhdojë të mbajë lart flamurin e kombit tone dhe në aktivitete të tjera" mbyll Mema deklaratën e tij.

(Në foto: Njoftimi në facebook i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com