Një situatë problematike është krijuar në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë Urës së Dajçit, ku në pjesën e bashkimit të urës me rrugën është hequr elementi metalik (hekuri), duke krijuar një kanal të rrezikshëm për automjetet.

Autoriteti Rrugor Shqiptari ndërhyri për të rregulluar pjesën e dëmtuar të bashkimit të urës së Dajçit, me rrugën, në aksin nacional Lezhë–Shkodër.

Ky dëmtim, kishte krijuar një kanal ndërsa për të orientuar për kujdes drejtuesit e automjeteve, u vendos edhe një patrullë policie.