Dëmtoi rëndë gishtat në protestë/ Ina Nuka do niset sërish në Turqi për një tjetër ndërhyrje kirurgjikale (VIDEO +FOTO)

Punonjësja e Policisë Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur gjatë protestës së 22 nëntorit përpara Parlamentit të Shqipërisë, paraditen e sotme, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një vizitë falënderimi në ambasadën turke në Tiranë. Aty u prit nga Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük. 

Në përgjigje të interesit të medias, Ina Nuka theksoi se kjo ngjarje e ka bërë më të fortë dhe asnjëherë nuk ka menduar të tërhiqet pavarësisht vështirësive, pasi Policia është ëndrra e saj. Në muajin shkurt ajo pritet t'i nënshtrohet një tjetër operacioni në Turqi për të bërë të mundur rikuperimin e plotë të gishtave të dorës.

Ajo falënderoi ambasadën e Turqisë, Presidentin e Turqisë, mjekët që kryen operacionin, përfaqësuesit e ambasadës shqiptare në Turqi, për impenjimin dhe ndihmën duke bërë të mundur rikuperimin e gishtave të dorës. Drejtori Veliu shprehu vlerësime për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë punonjëses së Policisë.

Ambasadori Yörük i uroi shërim të shpejtë Ina Nukës. "Jam i lumtur që sot e shikoj motrën tonë të qeshur dhe të gatshme për t'u rikthyer në punë. Miqësia e dy popujve tanë është e përjetshme dhe ne përsëri edhe në të ardhmen do jemi të gatshëm për të mbështetur vëllezërit tanë shqiptarë", nënvizoi ambasadori turk.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë