Dëmton këmbën në majë të malit
e operon vetë në mes të dëborës

Dëmton këmbën në majë të malit<br />e operon vetë në mes të dëborës
Një burrë nga Rusia, teksa po xhironte një dokumentarë në një mal plot me dëborë ka pësuar një dëmtim në këmbë. Plagët e mara e kanë bërë të pamundur lëvizjen e tij dhe e kanë detyruar që të kryej vetë ndërhyrjen kirurgjikale në këmbën e tij. Ai kishte me vete kutinë e ndihmës së shpejtë me të cilat kreu ndërhyrjen tek vetja.Besohet se burri në fjalë, nofka e të cilit është ‘Che’, u bllokua nga një mpiksje gjaku çka ka bërë të pamundur lëvizjen e tij, për të zbritur nga mali.
Che-ja vendosi të ndërhyjë në këmbën e tij dhe ia doli mbanë.

Me asnjë shenjë dhimbje dhe pa emocione, ai thotë se aty nuk ishte e nevojshme asnjë anestezi e veçantë pasi dëbora e ndihmoi të kryente në mënyrë të përkryer dhe pa dhimbje atë ndërhyrje.
 
Dy javë pas kryerjes së kësaj ndërhyrje, ai është parë plotësisht i shëruar, madje është shprehur se plaga është mbyllur plotësisht dhe nuk ka patur asnjë shenjë që mund të infektohej.
 
Në fotot e publikuara janë të pasqyruara disa momente gjatë kohës që Che ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale në këmbën e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 5 mijë lekë bonus për muajin prill, pensionistët: Të jepet çdo muaj! Marrim shumë pak pension, nuk na del

Përfitojnë 5 mijë lekë bonus për muajin prill, pensionistët: Të jepet çdo muaj! Marrim shumë pak pension, nuk na del