Të ardhurat në 6-mujor kalojnë shifrat e para krizës! Janar-qershor të ardhurat u rritën me 39 mld lekë! Denaj: Ekonomia po performon pozitivisht

Ekonomia e vendit duket se po i kthehet shifrave të vitit 2019, pasi të ardhurat në 6-mujorin e parë të këtij viti janë rritur edhe me shifrat e para-krizës së shkaktuar nga pandemia.

'Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave në 6 mujorin e parë të këtij viti janë mbledhur në total  234,2 miliardë lekë, duke u rritur me më shumë se 39 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë, kur për periudhën e parë të vitit ishin arkëtuar vetëm 194,9 miliardë lekë.'- tha Denaj.

Po ashtu rritje ka edhe në raport me të dhënat për 6-mujorin e parë të vitit 2019, kur në total ishin mbledhur 226,1 miliardë lekë. Me 15.2% janë rritur të ardhurat tatimore nga janari në muajin qershor krahasuar me vitin 2020, pasi janë mbledhur 118.2 miliardë lekë ose 15.6 miliardë më shumë se 6 mujori i vitit të kaluar.

Tregtia, ndërtimi dhe prodhimi kanë pasur ndikimin më të madh në rritjen e të ardhurave nga TVSH-ja, nga e cila deri në fund të muajit qershor ishin mbledhur 68,4 miliardë lekë, nga 58,2 miliardë që u mblodhën në 2020.

Hapja e kufijve dhe vlerësimi i Shqipërisë si vend me rrezik të ulët infektimi ka bërë që të ketë rritje të numrit të turistëve, kjo tregohet edhe tek të ardhurat, pasi Ministria e Financave thotë se nga tatimi mbi fitimin u mblodhën 17.7 miliardë lekë ose 28.9% më shumë se 6 mujori 2020, dhe ndikim më të madh ka dhënë sektori i shërbimeve me rritje 40% dhe i ndërtimit me rritje 47%.

Edhe të ardhurat nga tatimi mbi pagën janë rritur me 3.4 miliardë lekë krahasuar me 2020, për shkak të plotësimit të deklaratës vjetore të të ardhurave dhe rritjes së arkëtimeve nga dividendi.

Nga ana tjetër edhe të ardhurat doganore janë rritur 24.3%, duke shënuar rritjen më të lartë që nga viti 2013. Ndikimin më të madh në rritjen e arkëtimeve e ka dhënë importi i karburantit me rritje 23.7% krahasuar me 2020, ndjekur nga cigaret, metalet bazë dhe importi i automjeteve të përdorura me 4.4%.

Ndërkohë në 6 mujor shpenzimet kanë arritur në 263.3 miliard lekë ose rreth 29.9 miliard lekë më shumë se në 6-mujorin e parë të 2020. Për ministren Denaj këto shifra tregojnë se ekonomia po performon pozitivisht.

TË ARDHURAT NË TOTAL

Janar-Qershor 2020          194,902 mld lekë

Janar-Qershor 2021          234,289 mld lekë

Diferenca                          +39,387 mld lekë

TOTALI I SHPENZIMEVE

Janar-Qershor 2020                233,389 mld lekë

Janar-Qershor 2021                263,380 mld lekë

Diferenca                                    +29.9 mld lekë

TATIMI MBI FITIMIN

Janar-Qershor 2020                13,701 mld lekë

Janar-Qershor 2021                17,653 mld lekë

Diferenca                               +3952 mld lekë

TË ARDHURAT NGA TVSH

Janar-Qershor 2020               58,235 mld lekë

Janar-Qershor 2021                68,406 mld lekë

Diferenca                               +10,171 mld lekë

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ida: 15/07/2021 14:50

    Po kjo Anila Denaj i lexon ankesat qe i ven per drejtoret e pergjithshem qe ka? apo u gezohet dhuratave e byrzylyqeve qe i japin? Ishalla e shporrin kete dhe ter drejtoret qe ka kjo qe e kane menjen me vjedh e per te emeru dashnoret ne institucionet qe drejtojne!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës