Denar Biba qetëson Manjanin: Ja 
pse bletët nuk i afrohen kanabisit

Denar Biba qetëson Manjanin: Ja <br />pse bletët nuk i afrohen kanabisit
Kryetari i KQZ-së, Denar Biba është i sigurt se bletët nuk vizitojnë bimët e kanabisit dhe për këtë ka të dhëna shkencore. 

Këto të dhëna, ai nuk ka nguruar t’ia servirë dhe ish-ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani. Ky i fundit ka hedhur në Facebook një histori sipas tij, të vërtetë, se si një bletërritës humbi investimin e vetë prej plantacioneve të kanabisit.

Por kreu i KQZ-së, i cili i komenton më poshte Manjanit, thotë se bletët nuk shkojnë tek kanabisi, sepse ai nuk ka as lule, e as polen. Për këtë i jep Manjanit edhe një link ku mund të marrë të dhëna të saktë për këtë çështje. A do t’i mjaftojë kjo ish-ministrit, vallë?

Ja diskutimi mes tyre:
manjani biba
Ylli Manjani:
Ngjarje e vërtetë...

Një i njohuri im, merakli i mjaltit dhe i prodhimeve ushqimore të shtëpisë, vajti si zakonisht të blejë mjaltin e përvitshëm. E blen në një fermer nga malësitë e Beratit (në kufi me Skraparin). Mjalti që blinte aty ishte vërtetë i mirë.

Këtë vit, i tha fermeri qe "ska mjaltë"! Ka ikur bleta! Miku im e mori për shaka në fillim! Kujtoi se "ikja e bletës" ishte si metaforë që njerëzit e përdorin në kushte vështirësish, ose thjesht stresi.

Por, jo, fermerit i kishte ikur vërtetë bleta! E bashkë me bletën e vërtetë i kishte ikur praktikisht edhe "bleta" tjetër -Truri! Prodhonte mjaltë të mirë "për merak" dhe e kishte të shitur. Tani ska çtë shesë!

Por nuk mbaroi këtu aventura e mikut tim, që po kërkontë mjaltin e përvitshtshëm! Fermerit të bletëve (të ikura tashmë) i ishte kolapsur dhe lopa!

"Kolapsur" ishte fjala që i kishte ardhur ndërmend sepse nuk dinte ç'emër tjetër ti vinte. Lopa kish ardhur nga kullota dhe sapo e kishin futur ne haur nuk merrte e as jepte më. E kishin kujtuar të ngordhur,por, jo ishte me trup të ngrohtë dhe merrte frymë. Thjesht qe shtrirë dhe as hante, as pinte, as ngrihej e as hapte sytë! Qumësht, as që bëhej fjalë.

Tre ditë me radhë lopa kish ndenjur ashtu e kolapsur, as e ngordhur e as e gjallë! As mjaltë e as qumësht... Diku aty afër shtëpisë dikush kishte mbjellë dicka të gjelbër...

Miku im u kthye ne Tiranë dhe e rrëfeu ketë ndodhi jo pa humor ne fakt. Me këtë rast mësuam se bleta dhe lopa nuk reagojnë njësoj në hashash.

Bleta ikën, kurse lopa e ha dhe llullatet me të... Çfarë dallimi!

Ndërkohë as mjaltë e as qumësht... Kemi vende të reja pune!

Denar Biba
Me poshte po postoj nje link nga Revista e Bleteritesve Amerikane ne lidhje me marredhenien blete-kanabis. Sikunder edhe pohon artikullshkruesi, bleta nuk terhiqet nga bima e kabisit, per arsyen e thjeshte se kanabis ska as polen e as arome.

Te tjerat pastaj mbeten anekdoda.

http://www.beeculture.com/bees-and-cannabis/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg