Denar Biba zhvillon mbledhjen
 e parë si kryetar i KQZ-së

Denar Biba zhvillon mbledhjen<br /> e parë si kryetar i KQZ-së
Vetëm një ditë pasi u zgjodh nga Kuvendi kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba zhvilloi sot mbledhjen e parë në krye të këtij institucioni.
 
KQZ kishte në rend dite hedhjen e shortit për renditjen e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore në Kolonjë, në fletën e votimit. Shorti përcaktoi që kandidati Dritan Hajro, i mbështetur nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, do të renditet i pari në fletën e votimit dhe Ilia Stefo, kandidati i mbështetur nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, do të renditet i dyti.
 
Gjithashtu, KQZ mori vendim dhe për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr. 73, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë, Qarku Korçë, të datës 20 nëntor 2016”. KQZ vendosi të caktojë  bibliotekën “Skënder Luarasi”, salla e konferencave, në qytetin e Ersekës, Bashkia Kolonjë, si vend të numërimit të votave për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë Kolonjë.
 
KQZ miratoi edhe dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiakë. Në bashkinë e Beratit merr mandatin e këshilltarit Donald Kudret Molishti, në Skrapar Dritan Halit Pëllumbi dhe në bashkinë e Dibrës, Uzri Han Zyberi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?