Është hera e dytë apo e tretë që po shkruaj për këtë kategori të shoqërisë kosovare, e cila është përbuzur, baltosur e keqtrajtuar nga shteti dhe pushteti në Kosovë.
Çka do të thotë sot të jesh veteran i UÇK-së, në ndihesh i privilegjuar që ke gjuajtur të paktën disa guralecë në themelin e shtetit të Kosovës, apo të ndjehesh inferior dhe ta mbash kokën ulur, për “gabimin” që ke bërë kur ke shkuar në luftë kundër forcave serbe.
Veteranët kanë mbetur si ato “shotat në mjegull” që s’dinë ka t’ia mbajnë.
Derisa në fillim të këtij viti u pa një dritë në fund të tunelit, se në muajin shkurt do të publikohen listat e klasifikuara të veteranëve, marsi ngjalli zhgënjimin ordiner.
Një koleg, veteran i UÇK-së, çështjen e shokëve të tij e ndërlidhte me personazhin e Gabriel Garsia Markezit: “Gjeneralit s’ka kush t’i shkruajë”. Ai tha se Gjeneralit i ka shkuar jeta duke e pritur postën se kur po i vjen pensioni i luftës. “Dhe pritjet e tij nuk kanë përfunduar kurrë, sikurse këto të veteranëve të luftës së UÇK-së”.
Megjithatë, këtu u zbardhën dy lista, por me shumë gabime “logjike, konceptuale dhe përmbajtjesore”.
“Sita” me të cilën u “kulluan” veteranët, doli të jetë shumë e rrallë, e cila lëshoi edhe ata që kanë pasur dëshirë të jenë pjesë e UÇK-së, por për çështje “subjektive” nuk kanë qenë në luftë. Në listat e veteranëve figuruan edhe persona që kurrë nuk kanë qenë në luftë, ose edhe ata që kanë bërë biznes duke luajtur lojën e dyfishtë, pak me UÇK-në e pak me Qeverinë e Millosheviqit.
Mirëpo, ashtu siç ka nisur procesi i verifikimit të veteranëve, ashtu edhe po mbaron, me shumë probleme, ndërskamca, shantazhe dhe pa definicion të qartë. Në fillim, procesi u nis keq, disa komandantë dhanë dorëheqje, disa të tjerë u lodhën pa ia nisur punës, ndërsa ata që po mëtojnë ta përfundojnë procesin, po mendojnë si politikanë dhe jo si ish-luftëtarë të UÇK-së.
Këtij procesi i shkon për “fytyre” metafora e tregimit për “sëpatën dhe bishtin”.
“Mali u ankua se sëpata po e dëmton. Por, kur e pyetën: me bisht apo pa bisht? – Tha: me bisht”. Edhe në këtë lojë, poshtërimin më të madh veteranët e kanë nga ish-kolegët e luftës, që sot, i kanë hipur pushtetit si Nasradini – pelës: “mbrapsht”.
Disa nga luftëtarët e UÇK-së, kanë ngritur pallate kanë bërë biznese, kanë blerë e shitur toka e shtëpi, prandaj nuk u bëhet vonë nëse e gëzojnë apo jo statusin e veteranit.
Kurse kolegut tim, që krahasoi veteranin e UÇK-së me Kolonelin e Markezit, do t’i duhet edhe 15 vjet t’i paguajë kamatë bankës për një banesë me dy dhoma. Ndërsa njoh edhe shumë veteranë të tjerë që janë raste sociale dhe me padurim e kanë pritur zgjidhjet e statusit të tyre.
Konsideroj se është obligim kombëtar dhe moral, që çështjes së veteranëve t’i jepet fund, duke i korrigjuar fund e krye listat. Madje është turp që në listat e veteranëve të hyjnë ata që nuk e meritojnë, ndërsa është mëkat që të mbesin jashtë ata që kanë sakrifikuar për liri.
Mirëpo, nëse vazhdon me logjikën, që veteran është edhe ai që ka dhënë ujë e bukë për UÇK-në, atëherë kemi të bëjmë me një listë, sikur ajo e Universitetit “Hasan Prishtina”, që “djalë i dëshmorit” është edhe ai që e ka nënën e babën gjallë.
Edhe një çështje që nuk duhet të anashkalohet në asnjë mënyrë në këtë proces, është që statusin e familjes së dëshmorit ta gëzojnë edhe ato familje që i kanë humbur djemtë në UÇPMB, në Luginën e Preshevës.
Dihet se atje institucionet e shtetit nuk e njohin sakrificën për liri, ndërsa familjet duhet ta ndjejnë një copë respekti për djemtë që u kanë rënë dëshmorë.
Ideali ka qenë i njëjtë edhe në UÇPMB, vetëm se lufta është zhvilluar jashtë kufirit administrativ të Kosovës.
Fundi i fundit, ata nuk janë shumë.
Janë vetëm 28 dëshmorë që kanë rënë për një ideal dhe për një kauzë.
/Shqiptarja.com