TIRANE - Pas 32 senacave duke dënuar me burgim të përjetshëm Fitim Allën, me 4 vite Edison Lleshin dhe 6 vite Vilson Milkurtin, Gjykata e Krimeve të Rënda ka mbyllur procesin gjyqësor ku tre personat e dënuar janë gjetur fajtor për vrasjen e komisarit të Burrelit Musa Skura.

E teksa të ndarë në të majtë e të djathtë të sallës ku jepej vendimi kanë qëndruar familjarët e 3 të rinjve që u dënuan dhe familjarët e ish-shefit të Krimeve të Burrelit, nuk kanë munguar as masat e rrepta të sigurisë ku mbi 10 oficerë policie qëndruan në sallë për të shmangur ndonjë konfrontim mes palëve.

Por verdikti i gjykatës është kontestuar nga familjarët e të dënuarve, duke deklaruar se drejtësia nuk ka marrë për bazë të vërtetën, ndaj dhe ata kërkojnë rrizhvarrim të Musa Skurës, pasi në trupin e tij sipas tyre janë 3 plagë me armë zjarri.

Musa Skura humbi jetën rreth një vitë më parë në një operacion policor për kapjen e Fitim Allës, Edison Lleshit dhe Vilson Milurtit në fshatin Suc të Burrelit, ku tre të rinjtë po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme municionesh luftarake.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)