Gjykata ka dhënë katër dënime maksimale për anëtarët e bandës. Për Lulzim Berishën, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Endrit Dokle ka dhënë dënimin maksimal me burgim të përjetshëm. Ndërkohë Adriatik Coli, i cili duhej të merrte dënimin me burgim të përjetshëm, u dënua vetëm me 10 vite burg, duke përfituar nga statusi i të penduarit.
Në datë 2 dhjetor të vitit të shkuar gjykata dënoi me 19 vjet burg shtetasin Bujar Gashi, edhe ky anëtar i Bandës së Durrësit duke i ulur atij 6 vjet burg nga dënimi i kërkuar nga prokuroria. Gjykata tha se Bujar Gashi u shpall fajtor me 19 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim të shtetasit Dritan Disha, tjetër anëtar i bandës.
HISTORIA E BANDES
Banda kriminale, me drejtues të perbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 në qytetin bregdetar. Sipas Ministrisë së Brendshme, "ajo është autore e një sërë vrasjeve te ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durresit. Ndërsa në vitin 1999, pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë me 22 gusht, në zonën e Plazhit. Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durresit. Ndër vrasje të tjera, zëdhënsi Ndroqi përmëndi edhe atë të Ervin Lames, më 14 janar 2002, në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit. Pas vrasjes se Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles, akuzohet për vrasjen e Avni Gashi, më 13 tetor 2005, në Tiranë. Kufoma e Gashit u hodh në fshatin Romanat të Durrësit. Ndërsa më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi ne Tiranë, pranë stadiumit 'Qemal Stafa', shtetasin Ilir Koldashi. "Për qëllimet e tyre, drejtuesit e organizatës edhe vrasës me pagesë, si shtetasit Elvin Hoxhosmani, Selman Heti, Spartak Kalthi dhe Alban Neli", shtuan burimet zyrtare të Ministrisë së Brendshme.
DENIMET E DHENA NGA GJYKATA
Lulzim Berisha burg përjetë
Endrit Dokle burg përjetë
Indrit Taullai burg përjetë
Plaurent Dervishaj burg përjetë
Dritan (Adriatik) Coli 10 vite burg (i penduar)
Kujtim Buna 25 vite burg
Sardian Sulejmani 25 vite burg
Altin Olloni 25 vite burg
Elvin Hoxhosmani 25 vite burg
Alban Neli 25 vite burg
Selman Heti 25 vite burg
Spartak Kalthi 25 vite burg
Altin Nikolla 20 vite burg
Kristian Begu 20 vite burg
Osman Karpuzi 21 vite burg
Ahmet Ajeti 21 vite burg
ah/Shqiptarja.com/
