Dënime përjetë për anëtarët
e  “bandës së Durrësit”

Dënime përjetë për anëtarët <br />e  “bandës së Durrësit”
Gjykata e krimeve të rënda ka dhënë dënimet për anëtarët e “bandës së Durrësit, të cilët akuzohen për akuzohen për të paktën 7 vrasje, 2 plagosje, mbajtjen peng të një dëshmitareje, si dhe disa atentate. Procesi i zhvilluar kundra “bandës së Durrësit” ishte një prej proceseve më të gjata të mbajtura nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Procesi u drejtua nga gjykatësi Gurali Ibrahimllari.

Gjykata ka dhënë katër dënime maksimale për anëtarët e bandës. Për Lulzim Berishën, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Endrit Dokle ka dhënë dënimin maksimal me burgim të përjetshëm. Ndërkohë Adriatik Coli, i cili duhej të merrte dënimin me burgim të përjetshëm, u dënua vetëm me 10 vite burg, duke përfituar nga statusi i të penduarit.

Në datë 2 dhjetor të vitit të shkuar gjykata dënoi me 19 vjet burg shtetasin Bujar Gashi, edhe ky anëtar i Bandës së Durrësit duke i ulur atij 6 vjet burg nga dënimi i kërkuar nga prokuroria. Gjykata tha se Bujar Gashi u shpall fajtor me 19 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim të shtetasit Dritan Disha, tjetër anëtar i bandës.

HISTORIA E BANDES

Banda kriminale, me drejtues të perbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 në qytetin bregdetar. Sipas Ministrisë së Brendshme, "ajo është autore e një sërë vrasjeve te ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durresit. Ndërsa në vitin 1999, pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë me 22 gusht, në zonën e Plazhit. Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durresit. Ndër vrasje të tjera, zëdhënsi Ndroqi përmëndi edhe atë të Ervin Lames, më 14 janar 2002, në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit. Pas vrasjes se Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles, akuzohet për vrasjen e Avni Gashi, më 13 tetor 2005, në Tiranë. Kufoma e Gashit u hodh në fshatin Romanat të Durrësit. Ndërsa më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi ne Tiranë, pranë stadiumit 'Qemal Stafa', shtetasin Ilir Koldashi. "Për qëllimet e tyre, drejtuesit e organizatës edhe vrasës me pagesë, si shtetasit Elvin Hoxhosmani, Selman Heti, Spartak Kalthi dhe Alban Neli", shtuan burimet zyrtare të Ministrisë së Brendshme.

DENIMET E DHENA NGA GJYKATA

Lulzim Berisha burg përjetë

Endrit Dokle burg përjetë

Indrit Taullai burg përjetë

Plaurent Dervishaj burg përjetë

Dritan (Adriatik) Coli 10 vite burg (i penduar)

Kujtim Buna 25 vite burg

Sardian Sulejmani 25 vite burg

Altin Olloni 25 vite burg

Elvin Hoxhosmani 25 vite burg

Alban Neli 25 vite burg

Selman Heti 25 vite burg

Spartak Kalthi 25 vite burg

Altin Nikolla 20 vite burg

Kristian Begu 20 vite burg

Osman Karpuzi 21 vite burg

Ahmet Ajeti 21 vite burg

ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)