TIRANE- Korrupsioni, vijon të mbetet një gangrenë e fortë për t’u luftuar nga organet ligjzbatuese në vend. Megjithëse kohët e fundit prokuroria ka kryer disa arrestime në rradhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sërisht korrupsioni i zyrtarëve të lartë shtetërorë nuk ka asnjë statistikë, përveç zeros. Çdo ditë flitet për intesifikimin e luftës kundër këtij fenomeni që ka “pushtuar” administratën shtetërore.

Ndërkohë që deklaratat mbeten vetëm në kuadër të konferencave të shtypit dhe takimeve të nivelit të lartë dhe nuk shkojnë më larg. Kjo pasi, shifrat vjetore të dënimit të personave të korruptuar janë qesharake, dhe aq më tepër qesharake janë rastet e dënimit kur gjykatat shqiptare kanë marrë vendime kundër personave të korruptuar.