Dënimi i ish-kryeministrit maqedonas, Ngjela: Po vjen ambasadori i ri i BE, gati hetimet edhe në Shqipëri

Dënimi i ish-kryeministrit maqedonas, Ngjela: Po vjen ambasadori i ri i BE, gati hetimet edhe në Shqipëri

Spartak Ngjela

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është dënuar me dy vjet burg nga Gjykata Penale e vendit fqinj me akuzën e blerjes së një makine luksoze tip 'Benz'. Avokat Ngjela shkruan se akuzën Gruevskit ia ka ngritur Prokuroria Speciale e cila shumë shpejt do të fillojë edhe në Shqipëri nga funksionimi i saj. Avokati shton se procesi, jo vetëm që do të shpejtohet, por edhe do të ashpërsohet profesionalisht nga ndërkombëtarët.

Sot gjykata e Shkupit dënoi 2 vjet burg ish kryeministrin maqedonas Gruevski. Akuza u mbështet në blerjen e paligjshme, si kryeministër, të një automobili më çmim 600 000 Euro. Këtu te ne kjo lloj blerje është një gjë normale për korrupsionin kryeministror shqiptar. Por mos mendoni që nuk është hetuar.

Të gjitha janë hetuar. Akuzën Gruevskit ia ka ngritur Prokuroria Speciale e cila shumë shpejt do të fillojë edhe në Shqipëri nga funksionimi i saj.

Dhe procesi, jo vetëm që do të shpejtohet, por edhe do të ashpërsohet profesionalisht nga ndërkombëtarët. Ndërkohë është emëruar ambasador i BE dhe pritet të vijë në Shqipëri nga Brukseli, autori që ka shkruar të gjitha ligjet tona të vetingut. Doktrinar i rreptë juridik, dhe personalitet në jurisprudencë, që sigurisht se po vjen në Tiranë që të përfundojë segmentin e fundit të implementimit ligjor të Reformës në Drejtësi.

Sigurisht që këtu, është vendi të theksohet se edhe zonja Vlahutin, ka dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e shqiptarëve nga zgjedha njëzetvjeçare e korrupsionit kryeministror në Shqipëri. Ajo tashmë është një personalitet ndërkombëtar që ka hyrë në historinë e Shqipërisë, siç kanë hyrë dhe shumë figura të tjera ndërkombëtare para saj.

Avokat Ngjela

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • QAMILI: 23/05/2018 22:58

    TAKU JE MAGJIK. . . . Vetém Njé Sugjerìm Do té Jepja Avokat. . Mos Prano Kurré Qé Té Shkosh Né Studiot Televizive Me Njeréz 'LOW LEVEL' , Sí Psh : Çlírim Gjata Pallaveshí Me Ervin Salianj PLEHUN , Sepse ti TAKU Je SHUMÉ SHUMÉ LART . FALEMINDERIT Pér Mirékuptimín Avokat NGJELA.

    Përgjigju
  • Nevila: 23/05/2018 22:49

    RESPEKTE TAKU. JE FANTASTIK NË TË GJITHA DREJTIMET , SIDOMOS ME INFORMACIONET E SAKTA QË NA JEP NE SHQIPTARËVE ANEMBANË BOTËS! JE LEGJENDË AVOKAT DHE SHPRESOJ QË TË ZGJIDHESH PRESIDENT I SHQIPTARËVE, SEPSE E MERITON PLOTËSISHT. SHQIPTARËT JANË ME FAT QË KANË NJË INTELEKTUAL SI SPARTAK NGJELA . FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA TAKU

    Përgjigju
  • Faik: 23/05/2018 22:43

    Të Lumtë Avokat ! Je Numër 1 Avokat! RROFSH 1000 VJET TAKU Sepse edhe juve keni Merita të PaDiskutueshme , sepse i keni Shpallur LUFTË Frontale KORRUPSIONIT Shtetëror dhe HORRAVE të POLITIKËS së DEGJENERUAR 27 VJEÇARE ! Të FALENDEROJ pafund AVOKAT .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh

Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh