Dënimi i Pjetrit, Patozi: 'Rilindja' humbet edhe kur kandidon e vetme, por PD-ja mos gëzojë kot

Dënimi i Pjetrit, Patozi: 'Rilindja' humbet edhe kur kandidon e vetme, por PD-ja mos gëzojë kot

Drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi referuar dokumenteve që nxori PD-ja për dënimin e Valdrin Pjetrit, thotë se Rilindja humbet edhe kur kandidon e vetme. Por për Patozin kjo nuk është arsye që opozita e udhëhequr nga PD-ja të gëzojë, pasi sipas tij që atyre t'u vijë radha për të fituar, duhet të presin shekuj.

"Rasti i Shkodrës na shërben për të kuptuar se qeverisja e "Rilindjes" ka degraduar aq shumë, sa ajo mund të rrëzohet e të humbasë edhe aty ku kandidon e vetme. Por kjo nuk është një arsye që mund t'i gëzojë ata që kanë frikë nga zgjedhjet.

Sepse që atyre t'u vijë radha për të fituar, duhet të presin shekuj ose ajo ditë mund të mos vijë kurrë. Ndërkohë, ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata opozitarë, që besojnë dhe luftojnë për ta larguar me votë këtë qeveri të korruptuar, në rastin e parë që u del përpara" shkruan ai.

Gazment Bardhi publikoi sot disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për drogë. Bardhi u shpreh se Pjetri e ka pranuar krimin pas arrestimit në 27 janar 2003 së bashku me Altin Dodën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve