Dënimi i Salianjit, Kryebashkiaku i Kavajës Qosja: I kanë bërë llogaritë gabim! Opozitës po i hyhet në hak me duart e drejtësisë
Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja
Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka reaguar ashpër sot (25 Shtator), pas dënimit që la në fuqi Gjykata e Apelit Tiranë, me 1 vit burgim ndaj deputetit Ervin Salianji, për dosjen “Babale”.
I zgjedhuri vendor i opozitës deklaroi se “këtë radhë i kanë bërë llogaritë gabim”, duke shprehur “mbështetje të plotë për mikun Ervin Salianji”, të cilin e konsideroi edhe si “një prej drejtuesve më të aftë dhe më premtues të PD”.
Qosja pretendon se “opozitës po i hyhet në hak” me qëllim frenimin e mobilizimit në prag të zgjedhjeve të ardhshme, me “duart ë drejtësisë”.
Reagimi i Fisnik Qosja:
“Mbështetje të plotë për mikun Ervin Salianji, i cili për fat është dhe një prej drejtuesve më të aftë dhe premtues të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare!
Ervin Salianji është një FITUES dhe kjo është arsyeja e vendimit të sotëm aq banal të Gjykatës së Apelit!
Opozitës tashmë po i hyhet në hak dhe frenimi i mobilizimit të saj në kulmin e fushatës zgjedhore me motivacione politike e për më tepër me duart e drejtësisë, nuk është asgjë tjetër, veçse minim i demokracisë shqiptare!
Kjo është një sfidë ndaj brezit të rinj të politikanëve të Partisë Demokratike, nga të cilët në fakt kalon dhe suksesi zgjedhor i opozitës dhe kthimi i Partisë Demokratike në krye të qeverisjes!
Por kësaj radhe i kanë bërë llogaritë gabim! Bashkë më Ervin Salianjin, do dalim shumë më të fortë nga kjo histori!”
Lajmi kryesor:
Apeli konfirmon 1 vit burg! Salianji humb mandatin, jo deputet për 5 vitet e ardhshme! Bardhi mbledh grupin: S' i nënshtrohemi, shpallje lufte ndaj opozitës! Gjyqtarët u përdorën nga Rama
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
36.3%
-
Të gabuar
59.1%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 6820
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debate në FRONTLINE/ Muça përplaset me Burimin: Ju ka marrë ferra uratën, mos po kërcënon? Nuk jam i rrjedhur! Nurja: dënim i rëndë Hoxha: Do vinte një ditë
26 Shtator, 21:57
-
Debati për dënimin e Salianjit në FRONTLINE/ Dhuli: Deputetët e PD jam i bindur se do hyjnë në grevë urie!
26 Shtator, 21:29
-
Ylli Pata: Babalja, odiseja pesë vjeçare e një fake news-i që u publikua pa e raportuar
26 Shtator, 19:52
-
EDITORIAL/ Pas Salianjit, drejtësia do të vijë edhe për të gjithë ushtrinë e shpifësve të tjerë që kanë firmosur kallëzimet e rreme për SPAK
26 Shtator, 19:44
-
Mero Baze: Salianji duhet të zhgënjehet nga Berisha, jo nga gjyqtarët
26 Shtator, 19:40
-
Dënimi nga Apeli me 1 vit burg, Berisha mbron Salianjin dhe akuzon Ramën: Po kërkohet asgjësimi i opozitës, për të marrë mandatin e katërt!
26 Shtator, 19:30
-
Dënimi i Salianjit, analisti Meçe për Report Tv: Në emër të tij, Berisha do zbatojë planin për mbrojtjen e vetes! Banushi: Grupi i PD presion gjykatës
26 Shtator, 19:15
-
Dy gjyqtaret e Apelit që dënuan me 1 vit burg Ervin Salianjin, i dhanë Berishës vulën e partisë! Rrëzohet alibia e PD dhe deputetit fajtor për kallëzim të rremë
26 Shtator, 18:48
-
Spahiu: Çudi që Salianji burgoset për shpifje, Berisha për masakrën në Bulevard dhe Gërdec ende i lirë
26 Shtator, 18:30
-
Ilirjan Blloshmi: I miri Agim, Zoti ta dëgjoi fjalën, Ervin Salianji është dënuar! Ti nuk jetove ta shikoje rrënimin e një maskarai të veshur me kostum!
26 Shtator, 18:13
-
Do vuajë 1 vit burg! Salianji nuk pendohet për dosjen 'Babale': 1 mijë herë do ta beja prapë denoncimin! Në luftë ka dhe sakrifica
26 Shtator, 18:10
-
Spahiu: Drejtësia penale duhej të fillonte djathtas me dënimin e Berishës dhe Metës, jo me Salianjin
26 Shtator, 17:32