Dënimi me vdekje nuk është zgjidhja! Dënimi me vdekje është kapaku! Po shkaqet?!  Shkaqet mbeten! Të marrët që janë rrugëve të Shqipërisë po ashtu!

I marri s'ka frikë, i marri do kontroll permanent nga shteti, Policia, mjekësia edhe atëherë kur Gjykata dështon.

Po thuhet që ka pasur denoncime pa fund për këtë të marrë në Polici, nga bashkëfshatarët, biles edhe për përdhunime të grave të fshatit, por Policia e ka lëshuar prapë e prapë. Aq sa atij krimet i dukeshin normalitet.

Përdhunimi i vajzës 6 vjeçare në Kamez nga psikopati që kish në shtëpi (dhe nena idiote që mbronte kriminelin e për mua i duhet hequr urgjent prindërimi) dhe vrasja e vogëlushit në Fier tregojnë se shteti dhe shoqëria shqiptare e kane te domosdoshëm dhe imediat bashkëveprimin, besimin dhe reagimin dinamik ndaj fenomeneve kriminale që mund të ndodhin në komunitet.