Mjerë ata që të keqen e quajnë të mirë e të mirën të keqe, që terrin e mbajnë për dritë e dritën për errësirë, që hidhësinë e mbajnë për të ëmbël e të ëmblën për të hidhur” Isaia, 5/20
Shqipëria është një ndër rreth 200 shtete që ka bota, ekzistenca dhe mbijetesa e saj i dedikohet Zotit. Përgjatë shekujve të mbijetesës së saj, e keqja i ka shfaqur si pallua të gjitha ngjyrat e saj satanike, asnjëherë njësoj dhe gjithmonë goditja e saj ka qënë deri në palcë të ekzistencës morale të shqiptarëve.
I përkas brezit që ka jetuar dy epoka ndaj tashmë njoh, kuptoj, ndjej dhe vuaj të keqen molekulare që ka përshkruar Shqipërinë.
Përgjatë epokës së shkuar prindërit në mungesë dhe në mohim tragjik të Zotit dhe urdhëresave të tij na kishin mësuar çfarë është e keqja, por prapë ajo që na ish mësuar është lodërtare para asaj që po shpërfaqet këto kohë para nesh. Shqiptqtarët përfshi artikullshkruesen janë të shokuar, të mpirë, të mpakur, pa fjalë. Korrupsioni u shpërfaq në shkallën e tij më superiore, ai është financiar, ekonomik, politik por sidomos moral, e keqja lind dhe përhapet aty ku mungon struktura morale, ndaj shndërrohet në ligj, në pushtet, në arrogancë dhe nëpërkëmbje.
Gjithçka rezulton e kompromentuar, e infektuar nga një korrupsion tashmë vulgar, banal. Zoti Rama tashmë është simbol i saj. Pavarësisht ligjërimeve hipokrite gjithëçka vërteton të kundërtën. Ai ka bashkëjetuar, stimuluar, ka përkrahur ka qënë inkubator i saj. Ka vrarë shpirtin dhe strukturën e vlerave të një shoqërie. Ka përdorur ose më saktë ka këqpërdorur pasuritë kombëtare me arrogancën dhe vizionin e një despoti të pa shpirt. Gjoja në emër të progresit ka shtyrë dhe zhdukur kufijtë e moralit. Ka zëvëndësuar të vërtetën me leverdinë, dinjitarët me servilët. Ka zëvëndësuar moralin kombëtar dhe prezencën e Zotit me imoralitetin dhe arrogancën e pushtetit dhe ligjeve anti Zot. Kulmi i luftës ndaj Zotit ishte ligji pervers i gjinive. Lufta shpesh nuk bëhet me armë por me ideologji me vendime politike që maskohen si zhvillim ose si dhëmbsuri si për shëmbull ndaj lgbtq’ve, ndërkohë Shën Pali në letrën e tij drejtuar Korinthasve shkruan “Mos u gënjeni: as imoralët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët, as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë” dhe grabitësit në këtë tokë tashmë janë në piedestal. Në Shqipëri krijesa mëkatare kërkon të zë vendin e Krijuesit dhe të imponojë rregullat e veta perverse, të normalizojë të keqen, të korruptojë shpirtin e një shoqërie të tërë duke korruptuar perceptimin e së mirës dhe të keqes, të së drejtës dhe të ligës.
Korrupsioni paraqitet si normalitet, ndërkohë unë mendoj që korrupsioni ndaj vendit tënd është akti më i lartë i tradhëtisë. E keqja që ka pushtuar shoqërinë shqiptare duke na ”bërë të famshëm” në botë për krimin e organizuar, ashpërsinë, pashpirtësinë dhe binjakëzimin që ka me pushtetin ekzekutiv ky krim tregon se sa larg dhe sa bashkë është krimi me pushtetin aq sa ti nuk dallon dot ku mbaron njëri dhe ku fillon tjetri.
Lufta dinake por edhe frontale që tashmë ka filluar kundër Prokurorëve të SPAK na kujton rrëfimin e librit të Gjenezës për Sodomën dhe Gomorrën, kur dy engjej paralajmërues vajtën në Sodoma dhe u rrethuan dhe sulmuan nga mëkatarët e atij qyteti. Sepse nga e liga e veshur me pushtet duhet pritur agresioni, rezistenca, e ligë e cila e trajton kurajon për të luftuar krimin dhe korrupsionin si abuzim me detyrën, pengim të zhvilimit e bla bla bla. Prokurorët e SPAK fyen, poshtërohen nga politika në mënyrë që të heshtin dhe të tolerojnë perversitetin kriminal të kësaj politike.
Por tashmë ora po troket në favor të së mirës së shqiptarve, e keqja konsumoi veten, sepse cka nuk është e natyrshme dhe ne harmoni me Zotin patjetër do të gremiset në karmën e vet. Tashmë e vjetra majtas e djathtas po shkërmoqet, një epokë e re po afron. Epoka e shqiptarëve të denjë të heshtur, që nuk ja shitën shpirtin të keqes që foljen më të famshme në botë që është folja “me zgjedh” arritën ta mishërojnë në jetët e tyre, ata zgjodhën të mirën të varfër dhe të ndershme dho jo të ligën e pasur dhe grabitqare, zgjodhën mbrojtjen dhe promovimin e familjes dhe jo të së panatyrshmes.. zgjodhën të heshtin dhe të rezistojnë dhe Zoti dhe koha i shpërbleu. Po i mbyll këto rrjeshta me një kuriozitet domethënës, shpesh perëndia përdor Kombe ose figura të ndryshme për te ndihmuar Kombe të tjera, Shqipëria këtë e di mirë sidomos në raport më Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Papa aktual, Papa Leone XIV vjen për herë të parë nga ai kontinet, ai është i devotshëm dhe i përulet kahershëm një ikone të Shën Mërisë, të cilën një sy shpirtëror e has kudo, në ambjentet e Papës, në avionet e tij të udhëtimit, deri dhe te dielave ne Sheshin historik të Shën Pjetrit në Vatikan, është Shën Mëria e Shqiptarëve sic e quajnë italianët, ose Zoja e Shkodrës ose në gjuhën fetare Zonja e Këshillit të Mirë.
Lufta ndaj të keqes në Shqipëri është sidomos një luftë shpirtërore dhe pavarësisht se e keqja ka pushtuar shume shpirtra të cilët pranojnë errësirën e së keqes me justifikime emocionale dhe politike prapë në thellësi të tyre fle e mira, e mira që Zoti kurrë nuk e zhduku nga gjeneza e shqiptarve, sepse nëse Zoti është me ne kush do jetë kundër nesh… Se Zoti vetë e tha me gojë, që Kombe shuhen përmbi dhé, por Shqipëria do të rrojë; për të, për të luftojmë ne..
Komente











Bravo.....
Përgjigju