Denisa Gokovi, 21 vjeçarja
shqiptare në Bollywood

Denisa Gokovi, 21 vjeçarja<br />shqiptare në Bollywood
Denisa Gokovi është 21 vjeçarja me guximin dhe vullnetin e madh për të prekur majat botërore.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në A1 Report, në një bisedë të çiltër me moderatoren Eneda, 21 vjeçarja me origjinë nga Shkodra ka rrëfyer se si ka nisur të luajë në piano që në moshën 6-të vjeçare e deri tek projekti më i fundit që e bën atë pjesë të Bollywood-it.

Në fillim të bisedës Denisa ka treguar se si ka nisur rrugën e saj drejt artit duke luajtur për herë të parë në piano në një moshë të vogël.

Pas ushtrimeve të vazhdueshme dhe intensive me këtë instrument muzikor ajo tregon se ka filluar të meret me kompozime duke kaluar në një stad tjetër artistik më të kompletuar.

E apasionuar pas pianos, por me një dëshirë të madhe për tu marë edhe me kinematografi ajo tregon se do të ketë rolin kryesor në një një film i cili do të shfaqet në të gjithë botën.

Filmi do të ketë në qendër historinë e dashurisë mes një vajze që nuk flet dot me një djalë indian.

21 vjeçarja thotë se u bë pjesë e këtij filmi fare rastësisht gjatë një promovimi libri në Tiranë ku ishte i pranishëm edhe producenti i këtij filmi.

Pas një bisedës me producentin dhe pas interesit profesional nga ana e tij, Denisa ka pranuar me kënaqësi rolin kryesor në filmin ndërkombëtar, ku do të interpretojë me aktorë të njohur të Bollywood-it dhe me aktorë nga Los Angeles.

“Në këtë film më duhet të transmetoj punën time me gjeste, me anë të ndjeshmërisë së duhur të aktrimit. Sigurisht që, akoma më shumë rritet përgjegjësia dhe vështirësia e punës, kur të duhet të aktrosh me gjeste”, ka shprehur Gokovi.

Përgatitjet për këtë film kanë kohë që kanë filluar por, xhirimet do të fillojnë në fund të shtatorit dhe do të zgjasin 3 muaj, deri në dhjetor. Do të jenë xhirime intensive. Natyrisht që, xhirimet do të zhvillohen në vende fantastike dhe të pashfrytëzuara më parë, në Indi.

Duke iu rikthyer pasionit të parë të saj për muzikën Denisa ka thënë se ajo luan në rryma të ndryshme që nuk kanë shumë lidhje me muzikën në Shqipëri.

Duket se projektet nuk kanë fund për vajzën shkodrane, e cila dëshiron të ndjekë studimet e mëtejshme në Amerikë, ku e presin edhe disa bashkëpunime të reja me producentë amerikanë.

Më tej ajo ka rrëfyer se prindërit janë mbështetja kryesore në vendimmarrje. Ajo i detyrohet shumë atyre për suksesin e arritur deri më tani. Ndaj edhe në këtë bisedë në Televizionin A1 Report nuk harron të shprehë mirënjohjen e saj për dy prindër që e kanë mbështetur dhe ndihmuar të ndihet e plotësuar me çdo dëshirë të sajën për tu marë me art.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024