Dënohet me 9 muaj burg oficeri
i policisë, do lironte të ndaluarin

Dënohet me 9 muaj burg oficeri<br />i policisë, do lironte të ndaluarin
TIRANË - Premtimi për të liruar një të paraburgosur kundrejt parave çoi në burg oficerin e policisë, Enton Softa. Ky i fundit është dënuar me 9 muaj burg, pasi është i akuzuar për korrupsion. Vendimi është dhënë mesditën e sotme nga Gjykata e Tiranës, pasi më parë vetë i akuzuari e kishte pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria.
 
Softa akuzohet se, kishte marrë shumën e 800 mijë lekëve një qytetari të Kuçovës, që ti lironte djalin nga paraburgimi.
 
Një ditë më parë, institucioni i akuzës ka dhënë pretencën ndaj Softës, duke kërkuar dënimin e tij me 9 muaj heqje lirie. Ai ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi ishte më i vogël se çfarë parashikohet në Kodin Penal.
 
ARRESTIMI I OFICERIT TË POLICISË
Oficeri i policisë gjyqësore në qarkun e Beratit, Enton Softa u arrestuar në 9 maj 2013 nga Policia e Shtetit nën akuzën e korrupsionit.
 
Sipas hetimit, Enton Softa 38 vjeç, oficer i policisë gjyqësore të Beratit akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
 
Sipas të dhënave të policisë së shtetit  38 vjeçari i ka kërkuar një shumë prej 800 mijë lekësh, një personi, duke i premtuar se do të ushtronte ndikim tek autoritete përkatëse me qëllim zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj djalit të tij, i akuzuar për vrasje.
 
Arrestimi i tij u bë pas një hetimi 4 mujor, ndërkohë që nga ana e policisë vijojnë hetimet për këtë shtetas si dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca