Dënohen me burg përjetë 2 shqiptarët në Britani! Kryen vrasje për shtëpinë e barit, kishte kanabis me vlerë 95 mijë paund
Radian Lika dhe Brikel Palaj
Dy shqiptarë janë dënuar me burg përjetë për vrasjen e rivalit të tyre për shkak të një sherri për kanabisin me vlerë 95 mijë paund.
Aranit Lleshi, 32 vjeç, nga Culvert Road, Tottenham, Londër u godit me thikë më 24 maj dhe vdiq në vendngjarje në Bristol. Autorët e kësaj vrasje janë Radian Lika, 36 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç, që u dënuan me burg përjetë për vrasjen pas një gjyqi shtatë-javor në Gjykatën e Bristol Croën.
Nikola Palaj, 29 vjeç, u dënua me 5 vite burg për vrasjen e Lleshit. Ndërsa 35-vjeçari Kastriot Mhillaj pranoi akuzën për sjellje të dhunshme përpara fillimit të gjykimit. Mhillaj u dënua më herët me 18 javë burgim, por u lirua menjëherë pasi tashmë është në paraburgim prej gati një viti.
Gjatë gjyqit u tha kanabisi po rritej në një shtëpi me qira afër skenës së përleshjes në Bloomfield Road, Brislington. Aranit Lleshi dhe vëllai i tij Sadik Lleshi, po përgatiteshin për të korrur kanabisin kur u sulmuan nga rivalët e tyre.
Banda e dytë me bazë në Londër kishte shpresuar të vidhte të korrat në mungesë të tyre. Në vend të kësaj, të dyja bandat u gjendën në Bloomfield Road në të njëjtën kohë. Pasi zbuluan pronën, Lika dhe Brikel Palaj blenë katër thika kuzhine.
Vëllai i viktimës, Sadik Lleshi, u shpall i pafajshëm për çdo përfshirje në përleshjen e dhunshme që çoi në vdekjen e vëllait të tij.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89.3%
-
Të gabuar
7%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2945
Lajme të tjera
-
Anulohen 164 fluturime në Londër, shkak mungesa e kontrollorëve
26 Shtator, 11:38
-
Shpalli falimentimin, Birminghami kalon nën mbikëqyrjen e Londrës
21 Shtator, 08:36
-
Artistja shqiptare Blerta Kambo finaliste në konkursin prestigjoz ‘Circa Prize’ në Londër, ja si të votoni
18 Shtator, 18:21
-
Emigrantët sollën 444 milionë euro! “Çunat e Londrës”, lumë parash drejt Shqipërisë
13 Shtator, 16:57
-
'E godita me kokë dhe stjuardesat i lidhën duart‘ shqiptari hero ndalon pasagjerin që tentoi të hapte derën e avionit që po fluturonte drejt Londrës (VIDEO)
7 Shtator, 20:23
-
Nju Jork-Londër për 1.5 orë? NASA përgatit avionin supersonik, bëhuni gati
25 Gusht, 09:59
-
Londër/ Përdhunoi një adoleshente dhe një kolege, ish-oficeri i policisë dënohet me 16 vite burg
23 Gusht, 13:41
-
Në Londër vidhet celulari çdo 6 minuta
10 Gusht, 20:30
-
Injeksionet për humbje peshe zvogëlojnë rrezikun e atakut në zemër
8 Gusht, 21:47
-
Kaos dhe panik në Londër, një burrë plagoset me thikë në hyrje të muzeut! Autori arrestohet në vendngjarje
8 Gusht, 16:12
-
Clarence Seedorf nuk njeh moshë, 47-vjeçari shënon supergol nga jashtë zone (VIDEO)
7 Gusht, 15:45
-
U akuzua për sulm seksual nga katër persona, Kevin Spacey shpallet i pafajshëm nga drejtësia britanike
26 Korrik, 16:38