Dënoi 8 kuksianë 'në emër të partisë',  zbulohet dosja e 'kuqe' e të atit të kandidatit të Kukësit

Dënoi 8 kuksianë 'në emër të partisë',  zbulohet dosja e 'kuqe' e të atit të kandidatit të Kukësit

Admir Sinamati

Megjithë retorikën antikomuniste, kandidatët e “Bashkë Fitojmë, kanë hije të forta në të shkuarën e tyre. ABC News zbulon dosjen e deklasifikuar të babait të kandidatit të opozitës për bashkinë e Kukësit. I ati i Admir Sinamatit është ndër gjykatësit që kanë ndëshkuar me dënime të rënda, së paku 8 persona për agjitacion propagandë gjatë viteve të regjimit të Enver Hoxhës.

“Dr. Shk. Admir Sinamati u lind në Bicaj, Kukës më 27.02.1976.  Është lindur nga prindër punëtorë, rritur në një familje të thjeshtë nën përkujdesjen dhe përkëdheljet e vëllait dhe gjashtë motrave.”

Kështu u prezantohet zgjedhësve të tij Admir Sinamati kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Kukësit. Por në prezantimin e tij kandidati i Sali Berishës nuk ka treguar të gjithë të vërtetën. Belul Sinamati mund të ketë qënë vërtet punëtor, ashtu siç thotë në prezantim kandidati i “Bashkë fitojmë”, por puna që ai ka bërë gjatë regjimit komunist, i ka kushtuar lirinë 8 qytetarëve kuksianë. Sipas dokumentave të autoritetit të dosjeve të siguruara nga ABC News, rezulton se Belul Sinamati, ka qenë anëtar i trupit gjykues që ka dhënë dënime në vititn 1982, për 8 qytetarë kuksianë për veprën penale “Agjetacion e propaganda”. Por situata e babait të ndjerë të kandidatit të Berishës, rëndohet edhe më shumë kur zbulohet shkaku i dënimeve,

Në dosjen hetimore thuhet se këta persona kanë synuar të rrëzojnë regjimin e kohës dhe sipas prokurorisë kanë qënë të betuar si armiq të pushtetit popullor. Sipas këtij dokumenti, thuhet se i pandehuri Bajram Gjana që është dënuar nga babai I kandidatit të Berishës, në vazhdim të veprimtarisë së tij armiqësore bisedon me një tjetër të pandehur shtetasin Shemsi Domi duke I propoganduar se sistemi I kolektivizimit të bujqësisë ka varfëruar popullin duke e bërë që të vuajë edhe për bukën e gojës, mbasi kjo parti popullin e ka bërë të pa kënaqur.

Një tjetër person që u dënua me firmën e Belul Sinamatit është shtetasit Raif Elezi. “Duke dashur të çojë më tej veprimtarinë e tij armiqësore ndaj rendit tonë socialist, bisedon me kolegun e tij të punës të cilit i shpreh pakënaqësitë dhe urrjetjen që kishte kundra partisë dhe pushtetit popullor dhe arrin deri atj sa ti thotë se me 100 veta ka mundësi marrin Kukësin. Qëllimi i këtij të pandehuri ishte që të bënte për vete edhe Muharrem Selmainin e së bashku me të të propogandonin sa të jetë e mundur kundër çdo fitore të pushtetit popullor, qoftë në fushën politike dhe atë ekonomike”.

Në kërkesën e prokurorisë që u pranua nga gjykata e kohës thuhet se të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin kundër udhëheqjes së partisë.

“Të pandehurit si element me përbërje të keqe politike tek të cilët manifestoheshin në mënyrë të thkesuat mëndje-madhësia, kapadaillëku dhe bajraktarizimi, kanë shprehur urrejtjen e tyre dhe kanë agjituar në mes njëri-tjetrit dhe në persona të ndryshëm kundër udhëheqies së partisë dhe pushtetit.”

Edhe pse prokuroria e kohës nuk ka patur asnjë provë për dënimin e këtyre personave në fund trupi gjykues pjesë e së cilës ishte edhe babai i Admir Sinamatit, Belul Sinamati kanë dënuar me nga 12 vite heqje lirie bashkëqytetarët e tyre./abcnews.al

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roni: 11/05/2023 17:30

    Berisha nuk ju nda shokeve dhe miqeve te tije komunista ,dhe xhelateve te sistemit, i futi ne strofken e tije,, ata qe i shkojne nga mbrapa jane aq te trashe qe ende se kane kuptuar..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar