Dënojeni me votë, jo me mallkime

Dënojeni me votë, jo me mallkime

Përpara 3000 vjetësh kryetrimi i grekëve, Akili, vrau në duel kryeheroin e trojanëve, Hektorin. Madje e dhunoi dhe përçudnoi kufomën.

Kur Priami, mbreti i trojanëve i kërkoi kufomën e të birit, duke iu lutur, duke i puthur dorën vrasësit të të birit dhe duke i deklaruar Akilit me dinjitet, se ai ishte ende armik i tij, ky i fundit ia ktheu kufomën dhe i dha edhe 12 ditë armëpushim që të kryente ritet mortore, të denja për një bir.

Në Kanunin tonë, si të Lekë Dukagjinit ashtu edhe në atë të Labërisë, vrasësi shkon në shtëpinë e të vrarit për hasmëri; merr pjesë në varrim, në drekën mortore, madje është edhe i paprekshëm. Dhe familja e viktimës i jep besën hasmit, duke i dhënë deri 30 ditë afat që të përmbyllë punët pezull.

Pas kësaj dite janë përsëri armiq!

Dje ishte një ditë shumë e neveritshme!

Ndaj nuk doja të prononcohesha!

Ngushëllime e servilizma politike të paskajshme.

Mallkime dhe anatemime në një ditë vdekjeje!

Të vdekjes, që shqiptarët e vjetër, jo të sotmit, e kanë respektuar, ndoshta edhe më shumë se jetën.

Në ditën e vdekjes edhe hasmi të respekton dhimbjen, në qoftë se ke, natyrën njerëzore, në qoftë se e ke.

Në rast se nuk ke asgjë, respekton Vdekjen!

Në fakt mallkimet shkonin për birin dhe jo për nënën!

Por edhe kjo nuk është normale!

Biri i së ndjerës meriton shumë, shumë kritika, ndoshta dhe urrejtje!

Ka 7 vjet në qeveri dhe 25 vjet në politikë që po ua nxin jetën shqiptarëve.

Është përgjegjës për varfërinë, mungesën e perspektivës, të ardhmen e vrarë, gjuhën e sjelljen arrogante, përçarjen, krimin e korrupsionin, shkeljet flagrante të ligjeve e demokracisë, etj, etj…

Por a jemi të zotë ta ndëshkojmë me votë?

Jemi të zotë ta heqim zvarrë kur shkel ligjet dhe kushtetutën?

Jemi të zotë ta ndëshkojmë me ligj për të gjitha fajet e tij?

Nëse po, hajde ta bëjmë!

Nëse jo, kjo tregon pafuqinë tonë dhe të vazhdojmë me mallkimet që nuk zënë vend për të kënaqur Egon dhe për t’u treguar anti…

A janë kryer krime në komunizëm? Po! Padyshim! Krime monstruoze, të paimagjinueshme!

Por kjo nuk i justifikon mallkimet tona!

E kishim në dorë 30 vjet që t’i dënonim krimet e komunizmit dhe përgjegjësit dhe jo ti riciklonim në nivelet më të larta të pushtetit.

Nuk e bëmë!

Dhe tani, të paaftë, masturbohemi me mallkimet!

Për mua nuk ka rëndësi se kush vdiq. Vdiq një njeri!

Nëse e ndjera, bashkëshorti i saj, bijtë e saj janë përgjegjës për krimet e komunizmit, vërtetojini, demaskojini dhe çojini përpara ligjit!

Dënojini edhe pas vdekjes! Dënojini moralisht!

Dhe të gjallët dënojini ligjërisht.

Po nuk e bëmë, përsëri do mallkojmë pas ca kohësh se pse nuk e hoqi këmbën zvarrë e ndjera e ta merrte me vete.

Thua se aty qëndron fatkeqësia jonë dhe jo te personi apo përgjegjësia që kemi ne vetë.

Mallkimet në ditën e vdekjes janë të rënda!

Sikundër edhe ngushëllimet dhe servilizmat partiake e lëpirëse, janë njëlloj të rënda e shprehje nënshtrimi e mungese personaliteti.

Të gëzohesh e të urosh vdekjen është shfaqje primitiviteti dhe nuk ju bën më të fortë!

Të vdekurit nuk vdesin për herë të dytë e as të vdekurit padrejtësisht nuk ngjallen më.

As nënat nuk i shohin më bijtë e tyre, e as bijtë nuk i shohin më prindërit e tyre!

Nëse më thoni që shpresoj më kot që vdekja ta shndërrojë monstrën në njeri e të ndryshojë, ju them se e di që është mision i pamundur, sepse e di që ai që nuk ndjen dhimbje kombëtare, nuk ndjen as dhimbje personale.

Por vdekjen e respektoj.

P.S: Këto radhë i shkruaj unë që jam kundërshtar i betuar i tij, kundërshtar i deklaruar publikisht i tij, shumë herë më shumë kundërshtar i tij politik se ju, por që mundohem t’i respektoj dhimbjen që ka, në rast se ka.

Dhe që kundërshtinë time nuk e shoh si shfaqje mallkimesh.

Dhe nuk e kam ngushëlluar, jo nga inati apo bindja politike…

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mond: 02/08/2020 19:49

    Shkrim komplet idiot ky......ky kur per hater te lekve miqve dhe njerzeve dhe interesave te veta na vret ne cdo dite pse nuk e ben nje shkrim per keto ti dhe flet ne emer te kanunit pastaj kur ne fakt ketu ka dhe ligje demek

    Përgjigju
  • Tahir Tarfyci: 02/08/2020 18:15

    Ketu tek ne keshtu eshte brymosur. Kundershtarit kur ske ci ben i lut edhe vdekjen. Me vdekjen bejn edhe politik . Kjo eshte shqiperia. Bejn ngushellime nderkoh qe nje dit me par nuk lan helm pa hedhur ne drejtim te familjes se tyre. E megjithate CUBI behet me i fort. Keta mosntrat qe bejn sikur vecse degjenerohen me shum ne rast se u ka ngelur e nje grim pa u degjenerur. Turp per keta lloj funderrinash.

    Përgjigju
  • Vicifoli: 02/08/2020 16:31

    Rrnofte Nard Noka Kryeministri i ne ardhje i Shqipnis

    Përgjigju
  • v: 02/08/2020 16:06

    Ja... erdhi vreri rradhes!!!!! DIKUR THONIN: Dil dhe vraje, por jepi hakun!!!!! Urrejtja eshte pjese e te gjithe te pjerdhureve rrugeve te pas dhjetorit! Kur nuk arriten te bythelepirsoheshin besueshem ne syte e lidereve te tyre, perfunduan ne ANAL-ista !!!! ..... dhe cfare pret prej tyre??????? Vrernxjerrjen e radhes..... Nuk ngjisin askund, por prape aty jane....ne B....THLEPIRJE !!!!

    Përgjigju
  • Tirona: 02/08/2020 16:04

    Kush jeni Ju qe nuk te njeh as banori i mehalles tate ,pa me e gjith shqiperia , qe na del dhe na thua Un jam kundershtari betuar i kryeministrit, i gjithe ky shkrim qe ke bere Ju te len te kuptosh qe po ben fushate kundra Kryeministrit ne nje dite zie per Te. Nese punet nuk i kane shkuar mire Kryeministrit nuk eshte faji i Tij, faji eshte i kundershtareve te Tij politik, po t'fush dhe Ty ne kete mes se ta paska qefi me qene kundershtar i Tij ,sepse , Ju e cuat kete vend drejt humneres duke shkateruar sistemin e drejtesise, i cili ky Kryeminister sebashku me partneret nderkombetar po e fut ne shinat e duhura dhe mbasi te kete siguruar qe sistemi i drejtesise te jete plotesisht i pavarur nga politika atehere do te shikosh frutet e punes te ketij kryeminstri apo te atij kryeministri pasardhes ........... Ngushellime familjes se Kryeministrit per ndarjen nga jeta e njeriut te tyre me te dashur, qofte i xhehnetit.

    Përgjigju
  • redi: 02/08/2020 15:56

    Mallkimi vjen nga shpirti sepse po vedsin nena,baballare,te rinj e femij nga babzia e Rames dhe mafies qe e mban ne pushtet.E dini shum mir ket gje prandaj mos na u shit si shenjtor zoteri.U leshua kasta e pushtetit ne vaj per humbjen e mamit nderkoh qe per popullin fukara nuk i bie mend askujt.Mallkimi i rent kujtdo qe luan me jeten e popullit te mjer duke u pasuruar me gjakun e tij.Edhe me vota do mari ate cfar meriton dhe e di shum mir dhe ai vet qe po ndryshon ligje e kushtetute por fundin e Berishes do ket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren