Denoncime online për korrupsionin
qytetarët: Na mohohet drejtësia

Denoncime online për korrupsionin<br />qytetarët: Na mohohet drejtësia
TIRANE- Problemet me drejtësinë, zvarritja e proceseve gjyqësore dhe rryshfetet për të fituar një të drejtë të mohuar mbeten ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve. Në 10 ditë janë denoncuar mbi 60 raste konkrete në portalin e ministrisë së Drejtësisë, nga ku për 15 raste pritet të merren masat penalizuese për personat e denoncuar me emer e mbiermër nga qytetarët. Këto të dhëna mësohen burime nga Zyra e Koordinimit të këtyre Ankesave për “A1 Report”.
 
“Stop korrupsionit” dhe “Denonco online”, ka nxitur qytetarët të reagojnë për problemet e tyre lidhur me sistemin e drejtësisë.
 
Zyra e Kordinimit të Ankesave në ministrinë e Drejtësisë pas çdo denoncimi të qytetarëve merr me ankuesit një kontakt telefonik për verifikimin e të dhënave, e më pas i shpërndan këto ankesa në departamentet përkatëse, nga ku janë në varësi problemet e denoncuara.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik