Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT

Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT

2-vjeçari me tumor

Një fëmijë 2 vjeç, i diagnostikuar me tumor në bark, nuk ka nisur kimioterapinë, për shkak se mungon medikamenti "Actinomycin d". Denoncimi i rastit është bërë nga vetë nëna në rrjetet sociale përmes gazetarit Osman Stafa. Sipas denoncimit së nënës, fëmija ka përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale, por nuk mund të nisë kimioterapinë për shkak të mungesës së këtij medikamenti në QSUT. Nëna thotë se mjekët i kanë thënë në Pediatrinë e Onkologjikut, mungon ilaçi spitalor për kimio, i cili gjendet vetëm në farmacinë qendrore.

Gjendja është serioze, thonë nëna, e cila prej 10 ditësh ndodhet në pritje në spital, dhe nëse nuk gjendet ilaçi, por tentohet për kimio me medikament tjetër, ulet përqindja e përmirësimit të gjendjes së të voglit.

“Kemi 10 ditë qe presim, doktorët na kanë thënë se nuk ka ilaç. Mjeku thotë që gjendja është serioze, por po të gjendet kimio, përmirësohet, po s'u gjet mjekohet me tjetër por humbet përqindja e shërimit. S’na thënë asgjë. Unë si nënë ndihem shumë e zhgënjyer prej shtetit tonë që nuk e mundëson këtë medikament për fëmijën. Ca të bëj, a mund ta lej fëmijën me shku se shteti nuk siguron dot medikamentit për shërimin e fëmijëve. Ndihem shumë keq, ndihem shumë në siklet. Fëmija im po vuan. Kryeministrit do i kisha thënë që të paktën ilaçet që janë për jetën e njeriut, për shërimin, ti siguronte që njerëzit ta kenë një shpresë të rrinë këtu”, thotë nëna.

“Një djalë 2-vjeçar në Shqipëri është diagnostikuar me tumor në bark. Ka bërë ndërhyrjen kirurgjikale, dhe ka nevojë të nisë kimioterapinë. Mes medikamenteve kimio që duhet të përdorë është edhe "Actinomycin D". Më thonë që Italia e ka.

Kush ka mundësi për të pyetur, dhe nëse e gjen, të më shkruaj. Ministria e Shëndetësisë nuk e siguron dot shpejt këtë medikament, pasi nuk e ka.

Ky medikament është medikament spitalor, dhe nuk mund të gjendet në farmacitë e thjeshta. Veç me njohje e me kontakte nëpër spitale. Është urgjente për djalin 2-vjeçar”, shkruan Gazetari Osman Stafa.

Medikamenti që sipas saj mungon në Shërbimin e Onkohematologjisë është Actinomycin D, ndërsa Report Tv është interesuar pranë QSUT-së dhe jemi në pritje të një përgjigjeje

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/12/2024 05:29

    Dhe dje KRYEBEU yne na mburrej per famen qe do i sjelle Shqiperise /Giro d'Italia/qe do te nise nga ne, pasi bleme me 18 milion euro te drejten per fillimin e gares nga brigjet tona!18 milion euro per nje gare koti,per te cilen asnje shqipo nuk can koke!Sa Actinomycin D mund te siguronin per spitalet tona publike keto 18 milion euro qe shkuan /up in flame/??!!

    Përgjigju
  • Migjen: 24/12/2024 20:46

    Ah si s'kam nji grusht tfort Ti bi malit qi sbzan!!

    Përgjigju
  • Alb: 24/12/2024 20:09

    Kjo ashte demokracija

    Përgjigju
  • Jola: 24/12/2024 18:18

    Dikush t'ja gjeje ilacin ju lutem se e paguaj une

    Përgjigju
  • agroni: 24/12/2024 16:35

    JA KY ESHTE SHTETI HAJDUT SHQIPTAR,,NUK SIGURON ILACET PER NJEREZIT NE SPITALE,,,,,NJEREZIT PO VDESIN NGA MUNGESA E ILACEVE,,AJJO MINISTRJA KOCIU TE JAOE DOREHEQJEN,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare