Bardhi te '5 Pyetjet': Kemi emrin e 6-të të kryebashkiakut socialist të dënuar në një nga vendet e BE-së

TIRANE-Partia Demokratike paralajmëron se në ditët në vijim do të zbulojë emrin e një tjetër kryebashkiaku socialist që ka qenë dënuar në një nga vendet e BE-së për një vepër të rëndë penale, por e ka fshehur duke gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' nuk pranoi që të publikonte emrin e kryebashkiakut, duke theksuar se më parë pret dosjen e plotë që do ta bëjë publike në ditët në vijim.

"Rasti i fundit (Lefter Alla) nuk është denoncim i opozitës, por i medias, që një zyrtar i lartë konstatohej që konsumonte lëndë narkotike. Kemi në proces verifikim edhe 10 raste kryebashkiakësh, përveç pesë rasteve të denoncuara, përveç këtij të fundit, që e denoncoi media. Kemi edhe raste që janë në fazë finale, të tjerat janë në proces verifikimi, janë të dënuar dhe nëse arrijmë ta dokumentojmë brenda disa ditëve. Bëhet fjalë për një dënim të marrë në një nga vendet e BE-së. Bëhet fjalë për një vepër të rëndë penale.

Nuk dua të jap detaje. Vrasje plagosje? Nuk përjashtohet. Kemi preferuar që për cdo indicie të bëjmë një verifikim tonin dhe më pas ti drejtohemi prokurorisë, pa hedhur baltë dhe për të qenë të sigurt në cdo denoncim. Presim të vërtetojmë me dokumente dënimin e personit në një nga vendet e BE-së. Një pjesë dyshohet ti kenë kryer veprat me identitet tjetër, një pjesë me identitetin e tyre në vendet e BE-së. Unë preferoj që të mos jap detaje për rastin pa pasur të plotë dosjen që provon indiciden që kemi siguruar nga burime të ndryshme" tha ai.

I pyetur se ku i merr indiciet PD-ja për denoncimet që ka bërë, Bardhi tha se kanë qenë qytetarët, demokratët, partnerët ndërkombëtarë, por edhe nga rrjedhja e informacionit brenda strukturave të PS-së. Konkretisht ai akuzoi se kryeministri Rama ishte informuar nga strukturat për rastin e kryebashkiakut të Vorës që kishte qenë dënuar në Greqi, por sipas tij e kishte injoruar këtë informacion.

"E para përgjegjësia është e njeriut që i kandidoi, se kjo nuk është cështje individuale. Indiciet i kemi marrë nga strukturat e PD-së, qytetarët, partnerët ndërkombëtarë por edhe rrjedhjes së informacionit që kishin shkëmbyer strukturat e PS-së para kandidimit, që kishin informuar kryeministrin që kandidati kishte probleme me drejtësinë. Shqetësimi i tyre ishte injoruar. Bëhet fjalë për bashkinë e Vorës. Kandidati kishte probleme të hapura, por shqetësimi i strukturave të brendshme është injoruar" tha ai.

Përsa i përket kryetarit të bashkisë së Mallakastrës, Bardhi u shpreh se ai e pranoi dënimin. "Kryebashkiaku i Mallakastrës nuk e ka mohuar, por e ka pranuar dënimin. Ai ka kryer veprën penale dhe është arratisur në Shqipëri, sapo ka ardhur këtu është emëruar mësues. Ai e ka pranuar se është dënuar". Ndërsa për Agron Malajn e Matit u shpreh se "Ai e ka deklaruar por është subjekt i ndalimit përjetë nga ligji i dekriminalizimit". Emrat e denoncuar deri tani nga Partia Demokratike janë; Valdrin Pjetri i Shkodrës që u largua, Agim Kajmaku i Vorës po ashtu u largua, Mark Babani i Vaut të Dejës, Agron Malaj i Matit dhe Qerim Ismailaj i Mallakastrës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 28/01/2020 04:47

    Kokelo qe fshatar qe shan Vlorene yyyt fshatare!

    Përgjigju
  • Qytetari Digjital: 27/01/2020 22:50

    Shoku Tari, meshoi forte spiunimit duke gjetur provincialet e lodhur qe mund te kene bere ndonje shkelje ne Europe si 70% e shqiptareve te joshur nga paraja e shpejte, por ama Salianjin, Saliun, Lulin, Xhelalin mbajini si margaritare te partise, krimet e tyre jane karamele krahasuar me krimet e Kajmakut, Qerimit etj.

    Përgjigju
  • nik: 27/01/2020 22:42

    Normal qe do beni protesta para vendimit ne mars keshtu doni bllokimin e negociatave. Je dhe mbetesh nje pede*ast.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja