Denoncimi i Berishës: Në disa qendra votimi në Elbasan është kryer ‘batërdi elektorale’! Shfaq disa video: Fakte që të çoheni në protesta

Sali Berisha vijon të pretendojë se në zgjedhjet e 14 majit janë kryer shkelje. Sot shfaqi me video akuzat e ripërsëritura se në bashkinë e Elbasanit, qytetarët sipas tij nuk votuan të lirë. Sipas tij, është kryer batërdi elektorale që është jashtë të gjitha sanrdardeve.

“Në serinë e farsës elektorale, unë kam sjellë këtu para jush dokumente në video, të cilat faktojnë në mënyrë të pamohueshme batërdinë elektorale që ndodhi në Elbasan, rolin prej kriminelësh elektorale të hapur të operatorëve socialistë, kontrollin e tyre të plotë mbi votën e qytetarëve, votimin e tyre për qytetarët, format e votimit jashtë të gjitha standardeve ligjore dhe kushtetuese të vendit dhe ndërkombëtare”, tha Berisha.

Akuzat i pati ndaj operatorëve teknik për përdorimin e Pajisjes e Votimit dhe Numërimit Elektronik që sipas tij kanë kontrolluar votën dhe në shumë raste kanë qenë ata që kanë votuar në sistem.

“Një person që nuk e njeh askush se çfarë është i dikton voton qytetarit. Operatori i socialistes. Kriminelja elektorale fotografon votën, për të treguar që e ka bërë mirë detyrën, operatorja e PEVN. Edhe këtu në Elbasan, operatori i dikton voton qytetares në qendrën e votimit 2478”, tha Sali Berisha.

Në raste të tjera Sali Berisha akuzon me emra. Në të tjera pamje nga kamerat e vendosura në qendrat e votimit, në deklaratën për mediat, kreu i Rithemelimit, denoncoi dhe votimin familjar.

Sipas Berishës, këto janë provat që qytetarët duhet të ngrihen në protesta.

“Këto zgjedhje nuk do njihen kurrë shqiptarët në protest do rivendosin të drejtësn e tyre për të votur të lirë”, tha Berisha.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Berish!: 12/06/2023 17:33

    Qytetaret do vendosin me ta shkaperdhy Sheqeren e oak e je.

    Përgjigju
  • gasper: 12/06/2023 13:54

    Sa per te qeshur eshte bere kerma e qelbur NON GRATA....

    Përgjigju
  • e drejta: 12/06/2023 13:29

    PO 10 VJECARET NUK DUKEN ...APO BANDITI berisha I SHIKON NE IMAGJINATEN E VET

    Përgjigju
  • asolingo: 12/06/2023 13:25

    Saliu eshte i mire vetem per grusht shteti,lufte civile.Me kujton Colin tek filmi DEBATIK.

    Përgjigju
    • Italia si moter: 12/06/2023 13:31

      O kerme nul tu mbyll goja ,nuk ke per te ardhur asnje here ne pushtet me bemat e tua vendin e ke ne burg more felliqesire .

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë