Denoncimi i Cakës: Edhe pas 1 viti qeveria në fazat e para të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti

Denoncimi i Cakës: Edhe pas 1 viti qeveria në fazat e para të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti

Përmes një postimi në Facebook, ish deputetja e LSI-së Silva Caka ka denoncuar mënyrën e menaxhimit nga qevera të situatave në gjatë emergjencave si ajo me tërmetin e 26 nëntorit ashtu dhe me pandeminë.

Ajo shkruan se ende pas rreth 1 viti nga ngjarja që i mori jetën 51 personave dhe shkatërroi shumë ndërtesa, procesi i rindërtimit është në fazat e saj të para.

Gjithashtu ajo denoncon dhe procesin e dëmshpërblimit ndaj qytetarëve ku sipas saj qeveria ka zhvlerësuar dëmin real të dëmtimeve të ndërtesave.

Postimi i plotë:

Gjatë vitit të fundit Shqipëria u godit nga 2 tërmete, të cilët shkaktuan 51 viktima dhe dëme të pafundme materiale.

Koha mes këtyre 2 goditjeve (mbi 2 muaj), ishte e mjaftueshme që qeveria të hartonte një plan masash të koordinuar, për përballimin e fatkeqësive natyrore, për të mos përmendur paralajmërimin e bërë nga Presidenti i Shqipërisë që më 29 korrik 2019.

E megjithatë qeveria e Edi Ramës, edhe 1 vit pas goditjes së parë, ende nuk ka gati asgjë!

Procesi i rindërtimit të banesave të prekura nga 2 tërmetet është ende në fazat e para dhe mjaftohet me propagandën e fotove, ku tregohen Ministra dhe Kryebashkiakë që u 'këputën' duke i rënë kazmës e lopatës, kur në të vërtetë qytetarët flenë ende nëpër çadra.

Procesi i dëmshpërblimeve dhe kompensimeve vijon të jetë problematik, duke zhvlerësuar dëmin real të ndodhur, në mënyrë që Edi Rama të mos iu japë asnjë kacidhe qytetarëve që humbën familjarët dhe pronat e tyre.

Procesi penal për ndërtuesit apo funksionarëve që kanë dhënë leje ndërtimi pa kriter, nuk do të arrijë kurrë tek fajtorët e vërtetë.

Për Edi Ramën nuk mjaftuan as 3 muajt e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore prej pandemisë së Covid-19, për të krijuar një strategji të mirëfilltë mbi përballimin e këtyre situatave.

Qeveria e Edi Ramës vepron tafti-bafti, pa koordinim, pa plan, pa burime financiare e njerëzore, pasi i vetmi plan i mirëmenduar i tij është shkatërrimi i Shqipërisë; vetëm për këtë punon me zell Edi Rama dhe qeveria e tij.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konkluduar me një raport, ku analizon mbrojtjen civile pas 2 tërmeteve, sipas të cilit kryefjala mbetet mungesa e vizionit, qartësisë, logjistikës dhe strategjisë, mbi mënyrën se si duhet të funksionojë emergjenca civile.

E gjithë qeverisja e Edi Ramës karakterizohet nga mungesa e vizionit, përveç vjedhjes dhe korrupsionit; aty i qartësohet shikimi këtij çakalli!

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 02/09/2020 13:59

    Amon kur flet dhe jep mend kjo sharebajga surratpispiruce e Nafije dybekut te leshitlikes, te vjen me vjelle. Ik moj shore apo je akoma ne ekstaze nga takimi erotik i lristave naziskine te Jales.

    Përgjigju
  • Termeti: 02/09/2020 13:46

    E moj skrapaleshe qe ngjite majat se u bere antare e partise kurve lsi, dhe na jep mendje tani,ju skrapaleshet vetem pordhe dhe thashetheme keni,se per pune jeni kokrra e dembeleve, nuk behen punet ne ndertim kuturu,duan studime dhe afate.sorre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja