Denoncimi i PD-së: Keqmenaxhim total me naftën në Ballsh, po fshihen të dhënat për humbjet

Denoncimi i PD-së: Keqmenaxhim total me naftën në Ballsh, po fshihen të dhënat për humbjet

Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi akuzon qeverinë se po keqmenaxhon dhe po vjedh kompaninë shtetërore të naftës në Ballsh. Në një deklaratë për mediat ai thotë se plani ka dështuar që të arrihet, 160 puse janë jashtë përdorimit për shkak të defekteve. Gjithashtu Baçi thotë se mbështet protestën e të punonjësve të rafinerisë së Ballshit, që nuk marrin dot rrogat.

"Kompania nuk e ka realizuar planin e nxjerrjes së naftës as me drejtuesen e re, e cila rezulton e paaftë profesionalisht. Nga 6 vendburime, në 5 prej tyre nuk realizohet plani. 160 puse janë jashtë përdorimit për shkak të defekteve. Nuk dihet bilanci i saj, sa janë të ardhurat, sa janë shpenzimet.

Përfitoj nga rasti që, në emër të Partisë Demokratike, të mbështes protestën e përsëritur të punonjësve të rafinerisë së Ballshit, që nuk marrin dot rrogat. Ata janë mashtruar për të disatën herë nga kjo qeveri. Çlirimi i Albpetrolit nga interesat mafiozë, që punojnë për pushtetarët dhe oligarkët përbën një nga prioritetet kryesore të Partisë Demokratike" deklaroi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja